Zbardhet dëshmia e të penduarit të drejtësisë për Erzen Breçanin/E kam takuar 2 a 3 herë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aktivitetin kriminal të ish-nëndrejtorit të polcisë Erzen Breçani, i cili u arrestua dy ditë më parë.

Mësohet se Breçani është takuar edhe me Nuredin Dumanin, i penduari i drejtësisë që ka rrëfyer disa nga krimet më të rënda që kanë ndodhur në vendin tonë.

Takimin me Breçanin e ka dëshmuar vetë i penduari i drejtëssië, i cili ka deklaruar se Breçante luante rolin e informtorit në grupin kriminal që akuzohet për trafik drogën ga vendet e Amerikës Latine drejt Evropës.

Dumani tregon se Breçani, ishte shok i ngushtë i Ajetit, (Bujar Gremizit)  pasi kishin punuar bashkë në polici në repartin RENEA dhe se e informonte kur policia shkonte në Kukës për të arrestuar Bujarin apo persona të tjerë.

“Po ashtu, kam takuar edhe Erzen Breçanin. 2 apo 3 herë në Kukës në një bar restorant në qendër të Kukësit. Erzeni me sa më kishte fol Bujari, ishte shok i ngushtë i tij pasi kishin punuar edhe bashkë në polici në repartin Renea. Erzeni e ndihmonte Bujarin me informacione në rastet kur policia vinte në Kukës për të arrestuar Bujarin apo persona të tjerë, pasi vetë Bujari ishte në kërkim për arratisje nga burgu në Maqedoni.”- thuhet në dëshmiën e Dumanit.

Madje Dumani kujton që Erzeni ishte i shqetësuar pasi kishte mësuar për përgjime që mund të ekspozonin aktiviteti ne grupit kriminal.

“Kujtoj një rast që Erzeni erdhi në Kukës shumë i shqetësuar, pasi i kishte rënë në dorë një përgjim i bërë i cili ishte në pronësi…dhe në bisedën e përgjuar midis Bujar Ajetit (Gjermizit) dhe Erzen Breçanit edhe personave të tjerë, ishte përmendur emri i tij.

Ky përgjim ishte bërë nga njësi operacionale e policisë së shtetit. Erzeni me Bujarin u sqaruan dhe Erzeni i tregoi që e kishte sqaruar si situatë dhe i ka thënë Bujarit që mos të zhvillonim biseda tek bar “Stani”dhe në telefona pasi ishi në përgjim. Kjo rezultoi e vërtetë pasi disa ditë më vonë, Bujari ka kapur dy punonjës policie tek Bar Stani të cilët po vëzhgonin. Personat nuk ju prezantuan si policë, por Bujari i kuptoi pasi ato po hiqeshin sikur po shisnin një makinë në Kukës, ku vetë ishin nga Tirana. Bujari e pati qëlluar njërin prej tyre me shpullë….”- shtonte Dumani.

Lexo edhe :  Horoskopi ditor, 7 Korrik 2025

Dëshmia e dumanit në fakt provohet edhe nga një  mesazhin zanor i dërguar nga Bujar Ajeti me datë 19.09.2020 në orën 16:31:56, në aplikacionin “SKY”, ku përmendet një rast ku shtetasi Bujar Ajeti ka patur konflikt me disa persona që po hiqeshin sikur shisnin një mjet.

SPAK e akuzon Breçanin për pastrim parash dhe  djalin e tij, i cili është shpallur në kërkim për trafik droge. Gjykata la sot në fuqi masat e sigurisë, arrest me burg për Breçanin, ashtu sikurse edhe për 3 të arrestuarit e tjerë./e.t

Të fundit

“Kapitull i ri për PS në Vlorë”, Rama: Ka parazitë

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi një ‘kapitull të ri’ edhe për PS në Vlorë. Nga qyteti bregdetar, ku zhvilloi një vizitë...

U lirua nga arresti shtëpiak, Malltezi: Më privuan lirinë 20 muaj, u hetova 5 breza

Pas lirimit nga GJKKO prej arrestit shtëpiak, Jamarbër Malltezi foli për mediat jashtë ambienteve të SPAK. Malltezi u shpreh se u bë 20 muaj...

Rama nga Vlora: Ka ikur koha e deputetëve që dilnin pak në terren

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Vlorë, paralajmëroi edhe deputetët, teksa tha se ka ikur koha kur ata shfaqeshin shumë pak në terren dhe i...

Prej rreth 2 vitesh në “Arrest shtëpie”, lirohet Jamarbër Malltezi

Lirohet Jamarbër Malltezi. Sipas mediave, shfuqizohet masa “arrest ne shtepi”, kundrejt një garancie pasurore prej 3 mln lekesh./kb

Kryemadhi del nga SPAK: 240 mijë dollarë për veshje? Këto i thotë Tedi Blushi

Monika Kryemadhi ka dalë nga ambientet e SPAK ku ajo u paraqit për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa u ndal për...

Lajme të tjera

Web TV