Eksportuesit: Kemi 9 mln Euro humbje, dobësimi i kursit po shtyn fasonët drejt falimentit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Kemi 9 mln Euro humbje, po shkurtojmë vendet e punës”

Dobësimi i ndjeshëm i kursit të këmbimit dhe kryesisht monedhës europiane, e cila përdoret më gjerësisht nga eksportuesit, përllogarit një dëm që kap vlerën e 9 mln Eurove për sektorin e manifakturave. Për përfaqësuesit e kompanive fasone, biznesi po orientohet drejt mbylljes së linjave prodhuese.

Përfaqësuesit e manifakturave të veshjeve dhe këpucëve i janë drejtuar me një shkresë zyrtare Ministrisë së Financave, ku adresojnë kërkesat e tyre. Sipas shifrave të tregtisë të raportuara nga INSTAT, për të pestin muaj radhazi, eksportet e tekstileve e këpucëve kanë vijuar tendencën tkurrëse.

Në Tetor ato ranë 11,4% që është rënia më e lartë që nga periudha e pandemisë. Ndërkohë, nga ana tjetër, monedha Euro nuk e ka ndalur rënien, duke e mbyllur javën në vlerën e 102.4 Lekëve, me 0.45 pikë më pak se 1 ditë më parë./O.S

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV