Italiani luan me flaut himnin shqiptar, Rama: Jam drithëruar fort

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa shumë shtete të tjera, mes tyre edhe superfuqi botërore, janë mbyllur brenda vetes në këtë betejë, Shqipëria e vogël në përmasa, por edhe ekonomi, tregoi se ishte e madhe në shpirt.

Gjesti i dërgimit të 30 mjekëve dhe infermierëve  në Itali ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare dhe është vlerësuar maksimalisht, e mbi të gjitha nga vetë italianët.

Në ballkon, me partiturën përpara, qytetari italian ka luajtur himnin shqiptar si një shenjë falenderimi, dhe këto nota të luajtura duken aq të bukura që të mbushin me krenari.

Videoja është publikuar nga kryeministri Edi Rama, i cili shprehet se është rrënqethur nga kjo video.

“Kam marrë me shumë kënaqësi e kthyer me po aq përunjësi falenderime, mijëra mesazhe nga Italia, që nga kryeministri, ministra e lider partish, senatorë, deputetë, tek njerëz të kulturës e të sportit dhe njerëz të panjohur, që kalonin sms e tyre përmes shqiptarësh në Itali, të cilët edhe ata më kanë shkruar pafund nga ana e tyre…

Por, kur më erdhi dorë pas dore mbrëmë vonë, kjo video e bërë në ballkon nga një qytetar italian, jam drithëruar fort dhe në pamundësi për t’ia dhënë dot drejtëpërdrejtë, falenderimin e thellë që meriton ky njeri i panjohur, jam i bindur se të gjithë ju, do të bashkoheni me mua, duke e ndarë me të tjerë këtë perlë të rrallë, derisa do Zoti i mbërrin në dorë me një #graziedicuoredalalbania, dikujt që e njeh këtë zotëri fisnik”, shkruan Rama.

Të fundit

Berisha-Ramës: Tokat në Gjipe nuk janë të tuat, keni patur vetëm 5 dhi dhe 4 dele

Kreu i PD-së Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për grabitje të mandatit të ish-kryebashkiakut të Himarës, Fredi...

Prania e OSBE në Tiranë trajnim për 45 punonjës të burgjeve, mbi të drejtën e votës

Më 24 prill 2025, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të...

Dumani, Çela dhe Celibashi takim me ambasadorët

Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 11 Majit, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, së bashku me kreun e SPAK Altin Dumani dhe atë...

Rrugëtimi i mëmësisë së Jorida Tabakut, ja frazat që e bëjnë më shumë krenare

“Mami” dhe “gocë Tirone” janë dy nga frazat që e bëjnë më së shumti krenare Jorida Tabakun. Duke u ndalur tek e para si...

“Jeta e tij ishte si një poezi”, Meshë për Papa Françeskun në Katedralen e “Shën Palit”

Një meshë në nder të Papa Françeskut po mbahet pasditen e sotme në Katedrale e “Shën Palit”, këtu në kryeqytet. Të gjthë besimtarët janë bashkuar...

Lajme të tjera

Web TV