“Nuk bëjmë protesta kundër Italisë”/ Berisha në Lezhë: Nuk duam të ngjallet racizmi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha në takimin e sotshëm me qytetarë dhe demokratë të Lezhës ka sqaruar qëndrimin e tij në lidhje me marrëveshjen e Shqipërisë me Italinë për ardhjen e refugjatëve nga Afrika në Gjadër.

Berisha thotë se ai dhe PD-ja janë kundër kësaj marrëveshjeje por po ashtu janë edhe kundër protestave. Sipas tij, protestat nxisin ksenofobinë dhe racizmin. Nga ana tjetër ai pranon që këto kampe të pritjes së refugjatëve krijojnë probleme të të drejtave të njeriut.

Sipas tij ata që protesotjnë në të tilla raste janë e djathtë ekstreme, por ai shprehet se PD-ja që drejton është e djathtë e qendrës dhe nuk i takon të bëjë protesta të tilla.

Berisha shton se nuk mund të bëjë protesta kundër Italisë pasi është vend mik. Marrëveshja do të çohet në Gjykatë Kushtetuese dhe kësaj rruge ligjore Berisha do ti qëndrojë.

Sali BerishaJu e dini, unë dhe PD e ka kundërshtuar marrëveshjen e sjelljes së refugjatëve.
Pse?
Së pari, nuk jemi kurrë, nuk mund të jemi kurrë as ksenofobë, as racistë. Ne jemi komb që e kemi një të tretën tonë jashtë. Dhe ne nuk duam të ngjallet ksenofobi dhe racizëm tek ne. Imagjinoni ju sikur kombet e tjera të dalin të protestojnë në rrugë kundër shqiptarëve, se si do na duket ne.
Por ka probleme të të drejtave të njeriut, dhe unë që jam këtu ju them se kur më kanë kërkuar aleatë të mëdhenj shumë vite më para një gjë të tillë, nuk e kam pranuar.
Nuk e kam pranuar për shkak të të drejtave të njeriut. Se këto kampe krijojnë probleme të të drejtave të njeriut.
E dyta, procedura është antikushtetuese. Kryeministri nuk ka tagër për të firmosur dhënie të territorit. A jepet territori? Po, jepet, të mos jemi në konceptet e mëparshme. Një aleati i jepet një copë territor kur i duhet.
Por kjo bëhet siç e thotë Kushtetuta dhe jo siç e thotë me duar në xhepa Edi Rama siç do ai.
Ne jemi parti e ligjit, parti e kushtetutshmërisë.
Këto dy janë arsyet pse ne e kemi kundërshtuar.
Dhe ju duhet ta dini, meqë jam këtu PD nuk mbështet protesta. Ka pasur nga ata që janë mërzitur pse Lindita nuk ka dalë në protestë.
Ne nuk bëjmë protestë kundër emigracionit. Ne jemi komb mikpritës, nuk ngrihemi ne kundër virtytit më të arrirë shpirtëror që kemi ne, ndaj atyre njerëzve që janë të braktisurit e e kohës.
Sado që nuk e pranojmë marrëveshjen, por protestë që të marrë nuanca ksenofobe, raciste, ne nuk bëjmë. Nga ana njerëzore.
Së dyti, ne jemi parti e qendrës së djathtë dhe ju lutem më kuptoni drejt, janë partitë e ekstremeve ato që bëjnë protesta të tilla. Nuk jemi parti ekstremi ne.
E treta, të jem i hapur. nuk bëjmë protesta kundër Italisë. Pse? Një vend mik, dhe e kam thënë edhe në takime të tjera, po e them edhe këtu para jush me kënaqësi dhe vërtetësi, Italia ka dhënë miliarda me koperacionin, por shumë më tepër ka dhënë nga ajo që kanë mësuar lezhjanët, krutanët, dibranët, vlonjatët, korçarët, elbasanasit, tropojasit duke shkuar në Itali, mësuar dhe kthyer këtu e duke zbatuar në ferma, sipërmarrje, restorante. Kanë transformuar Shqipërinë këta në këtë mënyrë.
Të jemi realistë, më shumë nga çdo vend tjetër.
Dhe të dalë PD dhe të protestojë kundër një vendi, që ka këtë realitet, nuk jam. Unë nuk mund ta sugjeroj një gjë të tillë.
Por ne e çuam në Gjykatë Kushtetuese, ne i qëndrojmë asaj.
E keni parë ju, presidenti që duhet të flasë, hesht sikur nuk ka ndodhur asgjë.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese kur rrëzuan marrëveshjen që firmosëm me Greqinë, thotë se kur bie probleme për territore dhe çështje të integritetit territorial, është presidenti që jep autorizimin kryeministrit ose ministrit të jashtëm për të negociuar.
Por Edi Rama e ndjen veten president, kryeministër, ministër të jashtëm, gjykatës, prokuror dhe çdo gjë.
Ndaj dhe ne e kemi dërguar. Më vjen mirë që pata rastin të flas me ju për këtë problem./E.T

Të fundit

I nxehti afrikan prezent në Shqipëri, temperaturat ngjiten deri në 41 gradë

I nxehti afrikan që ka përfshirë vendin tonë, do të vijojë të regjistrojë temperatura të larta dhe gjatë ditës...

12 gusht 1913 – Përfundon Konferenca e Ambasadorëve në Londër

Konferenca e Ambasadorëve në Londër (dhjetor 1912 – gusht 1913) u mblodh nga fuqitë e mëdha të kohës – Britania e Madhe, Franca, Rusia,...

Horoskopi ditor, 12 Gusht 2025

Dashi Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës do ju duhet të debatoni me dikë, gjë që mund të ndodhë edhe...

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër, pasi vrau gruan e tij...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

Lajme të tjera

Web TV