Balla: Atdheu është një dhe çdo shqiptar është familja jonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka shprehur mirënjohje për mjekët, infermierët, policinë dhe Forcat e Armatosura për punën e palodhur në frontit e parë të luftës ndaj koronavirusit.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Balla ka publikuar një video me pamje të magjishme nga majat e larta dhe kalatë historike të Shqipërisë, nën tekstin drithërues të “Invictus”, i pamposhturi.

Sipas Ballës sot fillon një javë e re e luftës dhe punës për të gjithë ata që duhet të jenë në frontin e parë dhe për ata që duhet të mbajnë gjallë zinxhirin ekonomik. Gjithashtu Balla thekson se dhe gjatë ditës së sotme do të vazhdojë operacioni humanitar i rezistencës për egzistencë në çdo cep të Shqipërisë. “Për ne atdheu është një dhe çdo shqiptar është familja jonë sot më shumë se kurrë”, shkruan Balla.

Postimi i Ballës:

MIRËMËNGJES???,
ME KËTO PAMJE FANTASTIKE NGA MAJAT E LARTA DHE KALATË HISTORIKE TË SHQIPËRISË SONË?? NËN TEKSTIN DRITHËRUES “INVICTUS” (I PAMPOSHTUR).

MIRËNJOHJE MJEKËVE, INFERMIEREVE, POLICISË, FORCAVE TË ARMATOSURA, ÇDO PUNONJËSI QË SOT ËSHTË NË DETYRË, NË ÇDO DETYRË TË PAZËVENDËSUESHME, NË ÇDO NJËSI PRODHUESE APO TREGËTIMI.

SOT FILLON NJË JAVË E RE E LUFTËS EDHE E PUNËS PËR ATA QË DUHET TË JENË NË FRONTIN E PARË, POR EDHE PËR ATA QË DUHET DOMOSDOSHMËRISHT TË MBAJNË GJALLË ZINXHIRIN EKONOMIK.

? DUHET TË VAZHDOJMË TË ZBATOJMË NJË PËR NJË RREGULLAT DHE TË MBROHEMI NGA KY ARMIK I PADUKSHËM, DERI SA TË DALIM NGA KJO LUFTË E EGËR QË KËRCËNON QINDRA JETË SHQIPTARE.

? NE DO TË VAZHDOJMË EDHE SOT SI ÇDO DITË, ME MENDJE E ME ZEMËR, OPERACIONIN HUMANITAR TË REZISTENCËS PËR EKZISTENCË, NË ÇDO CEP TË 28.000 KM2 TË SHQIPËRISË SONË.

Lexo edhe :  Protestë për “Tik Tok”, Rama: Fëmijët u ftuan nga Kujtim Gjuzi të mos shkojnë në shkollë

? PËR NE ATDHEU ËSHTË NJË DHE ÇDO SHQIPTAR ËSHTË FAMILJA JONË SOT MË SHUMË SE KURRË. DISTANCIMI SOCIAL PËR SHKAK TË ?, NA KA BASHKUAR MË SHUMË.

? SHQIPËRIA DO TA FITOJË LUFTËN DHE ATA QË SHAJNË E MALLKOJNË DO T’I MOHOJNË ATO QË THONË SOT PA U MENDUAR E PA E KUPTUAR QË KJO ËSHTË NJË LUFTË.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤
#albania??invictus

Të fundit

Tabaku: Modeli ekonomik i qeverisë ndihmon pakicën dhe dëmton shumicën

Ajo e ka denoncuar sistemin fiskal të Shqipërisë si më të rëndin në rajon, duke e cilësuar si një...

Zjarr i qëllimshëm në Dardhas të Korçës, aktivizohen dy vatra

Dy vatra të qëllimshme zjarri janë aktivizuar mbrëmjen e të shtunës në njësinë Dardhas midis fshatrave Grunjas dhe Prenisht. Vatrat e zjarrit kishin përfshirë...

Elbasani nis kremtimet për festën tradicionale të Ditës së Verës

Qyteti i Elbasanit nis kremtimet për festën tradicionale të Ditës së Verës. Do të jetë një javë e mbushur me aktivitete të larmishme te cilat...

Grevë e papritur në aeroportet e Gjermanisë, anulohen qindra fluturime

Pa njoftim paraprak, sindikata ver.di u bëri thirrje shërbimeve në aeroportin e Hamburgut që të hyjnë në grevëtë menjëhershme këtë të dielë. Për këtë...

Më i votuari në Primaret e PD, Nallbati: Nuk e prisja! S’e bëj dot servilin me Berishën

Bledjon Nallbati është shprehur se nuk e priste të ishte emri më i votuari në listën e Primarëve të personave që kanë shprehur interes...

Lajme të tjera

Web TV