Moti i keq/ Mijëra familje pa energji në shumë pjesë të Bullgarisë, kaos transporti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më shumë se 1000 zona në Bullgari mbetën pa energji elektrike gjatë fundjavës për shkak të erërave të forta dhe reshjeve të mëdha të borës, me probleme të dukshme në transport.

Në kryeqytetin Sofje, energjia elektrike u ndërpre në pjesët jugore të qytetit për shkak të dëmtimit të linjave të energjisë, njoftuan sot mediat bullgare.

Pjesët verilindore të vendit u prekën më shumë nga reshjet jashtëzakonisht të mëdha të borës për muajin nëntor.

Katër rajone kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Disa rrugë të vendit ishin të pakalueshme për shkak të borës së madhe dhe pemëve të rëna.

Në të njëjtën kohë, trenat e pasagjerëve nga Varna në Sofje u ndaluan për shkak të linjave të dëmtuara të energjisë.

Në aeroportin e Varnës janë anuluar shumë fluturime ndërkombëtare, ndërkohë që vonesa ka edhe transporti ajror në aeroportin e Sofjes./O.S

Të fundit

Gjysmë ore shi, përmbytet Tirana! Rrugët kthehen në lumenj

Pasditen e kësaj të hëne kryeqyteti u përfshi nga reshje të dendura shiu. Ndonëse këto reshje zgjatën për pak...

Historia: “Bel Espoir”, anija që lundron me shpresën dhe paqen në Mesdhe

Ajo ka mbërritur në Durrës dhe do të qëndrojë deri më 6 gusht 2025. Një goëletë me tri mastë, që ka kaluar mes furtunave...

Korrupsion zgjedhor në 64 raste, SPAK çon në GJKKO kandidatin e PD…

Prokuroria e Posaçme mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 5 persona të akuzuar për blerje votash në zgjedhjet lokale të vitit 2023 në Rrogozhinë,...

Nis ndërtimi i aeroportit më të madh në botë, ja si duket

Arabia Saudite ka nisur punën për ndërtimin e atij që pritet të jetë aeroporti më i madh në botë. Aeroporti Ndërkombëtar Mbreti Salman pritet...

Conference League, ekipet shqiptare njohin kundërshtarët

Skuadrat shqiptare vijojnë përgatitjet për raundin e tretë kualifikues në Conference League, por këtë të hënë kanë njohur kundërshtarët e play-off, që është dhe...

Lajme të tjera

Web TV