Shpallen 572 vende të lira në radhët e uniformave blu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shtetit ka hapur konkursin për gradat drejtuese në radhët e uniformave blu.

Mediat kanë siguruar shkresën që mban firmën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullaku drejtuar vartësve të tij ku thuhet se prej datës 17 Nëntor ka nisur gara për 572 funksione bosh.

Konkretisht janë shpallur 52 vende të lira për drejtues e drejtues i parë, si dhe 520 funksione bosh për kryekomisar e komisar.

Aplikimet zgjasin 1 muaj dhe duhet të përfundojnë më 17 Dhjetor, datë kur komisioni vlerësues do të nis seleksionimin e kandidatëve të cilët plotësojnë kriteret.

Pas kësaj faze, secili prej tyre do t’i nënshtrohen vlerësimit me shkrim dhe gojë ndërsa në vendimin final përllogaritet dhe performanca në detyrën që mbajnë.

Rihapja e konkursit për gradën drejtues i parë dhe drejtues vjen pas rreth 18 muajsh nga gara e fundit, nga ku dolën fitues rreth 58 efektivë nga 134 që aplikuan në total.

Ndërsa për gradat kryekomisar dhe komisar, nuk mund të thuhet e njëjta gjë, pasi konkursi për këto funksione rihapet pas më shumë se 5 vitesh./O.S

Të fundit

Arsyet pse izraelitët kanë mbyllur sytë ndaj Gazës

Nga Shira Efron* Një lumë imazhesh të fëmijëve të uritur në Rripin e Gazës ka tërhequr vëmendjen e botës, duke...

“Nuk iki dot”/ Banorja refuzon të lërë banesën në Delvinë: Më dhimbset

Një banore e quajtur Miranda, ka refuzuar të lërë banesën e saj në Delvinë. Gazetarja Kristi Gongo ka bashkëbiseduar me zonjën, e cila refuzon...

Trump-Zelensky, historia e një marrëdhënieje toksike

Nga Giuseppe Sarcina për Corriere della Sera Marrëdhënia toksike midis Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky është një pjesë gjithnjë e më e dukshme e krizës...

Drejtori i MZSH: Bashkitë nuk janë bashkëpunuese, problem uniformat e zjarrfikësve

Drejtori i Përgjithshëm i Mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi, Arben Cara ka kritikuar pushtetin lokal për moskrijimin e lehtësirave infrastrukturore për ekipet zjarrfikëse. “Strukturat e...

Nazizmi okult: Vril, Thule, dhe misioni metafizik i Adolf Hitlerit

Përgatiti: Leonard Veizi  (pjesa e dytë – vijon nga numri i kaluar) Kur Xhimi Marrs hedh idenë se Adolf Hitleri ishte dërguar nga Ditrih Ekart për...

Lajme të tjera

Web TV