Vendimi i kryeministrit Edi Rama për të çuar në Itali 30 mjekë dhe infermierë, ka marrë një vëmendje të gjerë nga mediat e huaja. Rama e mori vendimin për t’i ardhur në ndihmë pacientëve italianë të prekur me koronavirus.
Mediat prestigjoze “Il Tempo”, “La Reppublica”, “La Stampa”, “Secolo d’Italia”, “Nazione-Carlino-Giorno”, janë disa nga mediat që kanë shkruar për kryeministrin Rama.
Më poshtë janë disa nga gazetat që e kanë pasqyruar gjerësisht, duke pasur në fokus titullin “Leksione shqiptare”.