Moti i keq/ ARRSH: Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë orëve të natës ka pasur reshje shiu me intensitet, të cilat kanë shkaktuar rënie gurësh e inertesh në: Skuraj-Burrel, Elbasan-Qafë-Thanë, Vaudejes-Pukë-Kukës, Bulqize-Urë e Cerenecit, Berat-Çorovodë, rrëshqitje dheu në Klos-Qafë Buall, ku janë marrë masat e nevojshme menjëherë nga grupet e punës të mirëmbajtjes për pastrimin e akseve.

Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale.

Në orët e para të mëngjesit kanë filluat reshjet e dëborës në Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh, Bilisht-Miras ku po vijon puna për pastrimin e dëborës dhe shpërndarjen e kripës.

Temperaturat kanë qenë në rritje.

Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore./O.S

Të fundit

Debat i ashpër në parlament! Noka: Mamica e Kuvendit. Spiropali: Kujdes me fjalët

Një debat u zhvillua në parlament mes deputetit të PD, Flamur Noka, dhe kryetares së parlamentit Elisa Spiropali. Noka akuzoi...

Rama, 60 minuta në Bashkinë e Vlorës, kërkoi angazhim për mbarëvajtjen e sezonit turistik

Për 60 minuta, kryeministri Edi Rama ishte në Bashkinë e Vlorës. Kreu i qeverisë zhvilloi një takim me kryebashkiakun e qytetit, Ermal Dredha. Mësohet se në...

Kryemadhi për Blushin: E largoi Metën nga shtëpia, s’po lejon fëmijët të takojnë babain

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi ka sulmuar Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një prononcim për gazetarët para se të hynte në...

Amerika e Trumpit po fillon të duket gjithnjë e më shumë si Kina

Nga Jacob Dreyer* Dikur, shumë amerikanë besonin se Kina do të bëhej në mënyrë të pashmangshme më shumë si ne, vetëm nga fakti që po...

Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve të fundit, 29 vatra zjarri të raportuara

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri, nga të cilat 2 vatra janë ende aktive. Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë...

Lajme të tjera

Web TV