“Lonely Planet” artikull për bukuritë e Shqipërisë/ Rama: Super promovim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Lonely Planet” i ka kushtuar një artikul Shqipërisë, ku propozon disa nga destinacionet më të bukura për t’u vizituar. Prestigjiozja e udhëtimeve shkruan se Shqipëria po bëhet ngadalë xhevahiri i Ballkanit për shkak të ujërave të kristalta, maleve mbresëlënëse dhe mundësive për të gjithë llojet e udhëtarëve.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në Facebook, shkruan se ky është një super promovim teksa pritet të hyjmë në vitin 2024.

“Nga Thethi në Dhërmi, nga Shkodra në Gjirokastër, prestigjiozja e udhëtimeve”Lonely Planet” propozon 9 destinacione mes perlave pafund të turizmit shqiptar, një super promovim në vigjilje të 2024-ës.

“Ejani me mendje të hapur, me një plan të qartë dhe bëhuni gati për t’u zhytur brenda një kulture të pasur si asnjë tjetër në Evropë”, është ftesa e revistës së njohur për të vizituar Shqipërinë”, ka shkruar kryeministri./  S.M

Artikullin e plotë mund ta lexoni këtu 

Të fundit

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Trump befason botën: Falenderoj Iranin, tani koha për paqe!

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një mesazh të paprecedent për publikun amerikan dhe gjithë botën, ka pranuar se Irani e ka njoftuar administratën amerikane...

Lajme të tjera

Web TV