Gërdeci/ Inxhinierja përmend emra : Shënimi me stilolaps “Për Shkëlzenin” erdhi me …

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

TIRANË- Në po të njëjtin proces hetimor për tragjedinë e shpërthimit të fabrikës së demontimit në Gërdeci, dëshmoi edhe Anila Gjergji, me detyrë inxhinierie software-i.

Në dëshminë e saj, ajo foli për shënimin ‘Për Shkëlzenin’ në një faks të Ministrisë së Drejtësisë. Sipas Gjergjit, shënimin e sipërpërmendur nuk e ka bërë ajo, por ashtu i kishte shkuar inxhinieres. Gjithsesi ajo nuk e dëshmon me saktësi dhe nuk është e sigurt nëse ky shënim ka ardhur bashkë me faksin.

“Ne kishim disa fax-e, por numrat nuk më kujtohen. Kam bërë shënimin, kam vendosur numrin e protokollit, datën dhe firmën time. Fax-i nr. 622, datë 13/03/2007 dërguar nga ministria e Drejtësisë për ministrinë e Mbrojtjes. Shënimin me stilolaps për Shkëlzenin nuk e kam bërë unë, ashtu erdhi. Mendoj që ka ardhur me fax-in, por nuk më kujtohet.”,  tha ajo.

Ish-ministri, Fatmir Mediu, ndërhyri me pyetjen:

“A ju ka thënë ministri që ju do prisni fax-in për Shkëlzenin, Sali Berishën etj. Ju ka marrë ministri në telefon, e keni takuar ministrin?”

Por, dëshmitarja përgjigjet me “Jo”./O.S

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV