Deputetët e grupit të Bardhit do të mungojnë në Kuvendin e 2 dhjetorit, Reagon Berisha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se nuk do të ketë hatërmbetje mes tij dhe Gazment Bardhin, nëse ky i fundit nuk merr pjesë në Kuvendin Kombëtar të 2 Dhjetorit ku ai do të votëbesohet pasi humbi zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023.

Në një konferencë për gazetarët Berisha theksoi se grupi parlamentar është i bashkuar dhe se procesi i votëbesimit është statutor.

“Grupi parlamentar i PD është i bashkuar. Do ta kuptojmë këtë si një proces. Është apo jo grupi parlamentar i bashkuar, po e dëshmon beteja epike që këta deputetë po bëjnë në parlament. E fshinë parlamentin monist.

E mbushën parlamentin monist pëllëmbë e bodigardë. E të tjera me radhë. Ishim bashkë aty kur Edi Rama erdhi me një autokolonë makinash si të ishte Kim Jong-un dhe jo kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s. Pra, grupi është sot simbol i qëndresës së PD. Problemet, të cilat nuk i injoroj, janë në zgjidhje e sipër.
Kjo është e sigurt. Por ky proces që ndodh nesër, është proces statusor dhe një proces që ka një qëllim madhor, të përcaktojë për çdo demokrat, të qartë, projektin tonë……

Dëshira është që deputetët të jenë në Kuvendin Kombëtar, por bashkëpunimi do të vazhdojë sikur kanë qenë në sallë….Strategjia jonë në parlament vazhdon ajo me skenarët që patë ju dhe që i mori vesh e gjithë bota skenarët tanë. Skenarët tanë janë thirrje për shqiptarët, thirrje për komunitetin ndërkombëtar të shpëtojmë pluralizmin dhe demokracinë në Shqipëri.

Por, mund t’u them dhe tjetrën, ka një ligj sot në fuqi dhe Edi Rama e shkelmon, nuk e respekton. Ka një nen Kushtetute, Edi Rama e shkelmon atë. Ai nuk lejon kontrollin dhe ne do bëjmë gjithçka që qytetarët të ushtrojnë kontrollin.
Do bëjmë gjithçka, do ketë një lëvizje të padiskutueshme të mosbindjes civile.

Lexo edhe :  Një jetë mes sfidash/ Neritan Ceka: Me paratë e shtëpisë, babai bleu bibliotekën

Qytetarët duhet të ushtrojnë kontrollin e tyre, përndryshe duhet të firmosë secili miratimin e diktaturës. Të shpërbehemi siç po shpërbehemi, të largohemi nga ky vend siç po largohemi. Të votojmë dhe të na i numërojnë bandat votat.”, tha ai./  S.M

Të fundit

Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit...

Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit Djersitja është një proces i natyrshëm dhe jetik për...

Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer...

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet...

Situata del jashtë kontrollit edhe në Piqeras, zjarri përparon drejt banesave

Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë. Flakët, që po përhapen...

Lajme të tjera

Web TV