Masakrohet foshnja 18 muajsh/ Nëna dhe ish partneri i saj i shkaktuan 70 dëmtime dhe…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëna dhe ish-partneri i saj janë shpallur fajtorë për vrasjen e një djali 18 muajsh pas një nate të mbushur me dhunë, ku pësoi 70 dëmtime në trup.

Vogëlushi Alfie Phillips nga Anglia u rrah për vdekje dhe u mbyt për shkak të dhunës së ushtruar gjatë një nate nga dyshja që ishte e dehur nga uiski dhe nën efektin e kokainës. Ai vdiq nga qindra mavijosje që kishte në trup, nga brinjë, këmbë dhe krah të thyer, madje iu gjet dhe kokainë në sistemin e tij.

Pas një gjyqi në Maidstone Crown Court, Sian Hedges, 27 vjeç dhe Jack Benham, 35 vjeç do të përballen me burgim të përjetshëm për vrasjen e foshnjës. Djali u gjet nga autoritet mëngjesin e 28 nëntorit të 2020, ndërkohë që mjekët e ndihmës së parë e kuptuan menjëherë se ai kishte vdekur prej kohës, pasi kishte marrë një ngjyrë blu.

Në gjyq u deshën rreth 10 orë për të arritur një vendim unanim fajtor për vrasjen e Alfie. Prokurorja Jennifer Knight KC u kishte thënë juristëve: Është e qartë se ai ishte plagosur qëllimisht në më shumë se një rast. Por sulmi i kryer gjatë natës së 17-28 nëntorit 2020 shkaktoi vdekjen e tij. Të dy ranë dakord të zbatonin një lloj disipline agresive dhe të dhunshme ndaj Alfie, atë natë që rezultoi në vdekjen e tij.

Në gjyq, të dy të pandehurit mohuan të kenë dëmtuar Alfien. Benham, nga Hernhill, Kent, dhe Hedges, nga Yelverton, Devon, do të të dënohet të martën, më 19 dhjetor./O.S

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV