Dhunoi gruan, I gjendet armë pa leje/ Si u arrestua ish-drejtori i burgut të Fushë Krujës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-drejtori i burgut të Fushë-Krujës, Durim Toska u arrestua në Pogradec, pasi ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij. Në banesë i është gjetur edhe armë pa leje.

POGRADEC– Ish-drejtori i burgut të Fushë-Krujës, Durim Toska u arrestua mbrëmjen e 2 dhjetorit në Pogradec. Lajmi për arrestimin e tij u bë me dije pas njoftimit të Ministrisë së Drejtësisë, se Durim Toska ishte shkarkuar nga posti si drejtor.

Ai ka rënë në pranga pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Kjo e fundit është pajisur edhe më urdhër mbrojtje. Gjatë kontrollit që uniformat blu kanë ushtruar në shtëpinë e Toskës, i është gjetur edhe një pistoletë me municion luftarak, të cilën 52-vjeçari e posedonte pa leje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin Durim Toska, 52 vjeç, banues në fshatin Piskupat, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me municion luftarak, të cilën 52-vjeçari e posedonte pa leje”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./O.S

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV