Publikohet hulumtimi i AKM/ Këto janë plazhet 100% të pastra në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka publikuar një raport ku ka renditur plazhet me cilësinë më të mirë në vendin tonë si dhe ka bërë me dije nivelin e pastërtisë në plazhe.

Sipas raportit shumica e plazheve në Shqipëri rezulton se kanë ujë të pastër.

Plazhet më cilësinë më të mirë të ujit për larje në bregdetin Adriatik janë ato të Shëngjinit, Velipojës, Tales, Spitallës, Semanit, Darzezës dhe Divjakës.

Në raport thuhet se 100% e ujërave bregdetarë në këto plazhe përgjatë vitit 2022 kishin cilësi të shkëlqyer.

Sa i përket ujërave të bregdetit Jonian nga raporti rezulton se:

Plazhet krejtësisht të pastra rezultojnë ato të Palasës, Zvërnecit, Dhërmiut, Drimadhes, Jalës, Livadhes, Qeparoit, Borshit dhe Lukovës.  Në bregdetin e këtyre plazheve nuk është gjetur asnjë stacion me cilësi të keqe uji.

Thuhet se 67.5 % e stacioneve të plazheve në Shqipëri në vitin 2022 kishin cilësi të shkëlqyer uji për larje, 19.5% cilësi të mirë, 4.1 % cilësi të mjaftueshme, ndërsa 8.9% cilësi të keqe.

Krahasuar me vitin 2021, numri i stacioneve të plazhit me cilësi shumë të mirë është rritur, ndërsa i atyre me cilësi të keqe është ulur.

Në raportin e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit thuhet se në 11 stacione plazhesh duhen marrë masa të menjëhershme për përmirësimin e cilësisë së ujit.

Konkretisht 50% e stacioneve të plazhit të Sarandës, 33% e stacioneve të plazhit në Ksamil, 20% e plazheve të Vlorës dhe 14% e plazheve të Durrësit janë me cilësi të keqe.

Aktiviteti I banorëve të zonës por dhe i vizitorëve si dhe shkarkimi i ujërave urbane të pa trajtuara kanë ndikuar në cilësinë e ujit./ S.M

Të fundit

Rama me charter? Po Berisha, mos bën autostop në udhëtime?

E dëgjojmë shpesh nëse hypi kryeministri në charter apo fjeti në 5 yje hotel. Ky është problemi që ne...

Përfundon takimi trepalësh Turqi-Ukrainë-Rusi, del “rezultati” paraprak

Ka përfunduar takimi trepalësh Turqi-Rusi-Ukrainë i organizuar nga Turqia në Stamboll, i cili synon t'i japë fund luftës Rusi-Ukrainë, raporton Anadolu. Zëdhënësi i Ministrisë...

Shenjat më të pafata të horoskopit gjatë muajit qershor

Qershori sjell shumë lëvizje planetare dhe ndryshime në yje, ndaj ndikimi mbi shenjat e horoskopit do të jetë i dyfishtë: pozitiv dhe sfidues. Të favorizuarit...

Alimehmeti nuk tërhiqet nga rinumërimi i votave, nesër hidhet shorti

Kandidati demokrat, Ilir Alimehmeti është i vendosur për t’i shkuar deri në fund kërkesës së tij për rinumërimin e votave në qarkun e Tiranës,...

Ermal Meta pas botimit të librit të ri: Kanuni? Ju tregoj se si ishte Shqipëria

“Kur të godet, një këngë mbetet brenda teje, ndërsa një libër të shoqëron gjatë”, thotë Ermal Meta, duke folur për ndryshimin midis të të kënduarit...

Lajme të tjera

Web TV