Covid-19/”Ndihmoni median”, Basha: Rrezikon të mbyllet dritarja e transparencës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë sot apel që të ndihmohet media përndryshe dotë mbyllet dritarja e transparencës në vend.

Në një deklaratë për mediat Basha ka theksuar se sipas informacioneve që ka ai gjysma estafeve të medias janë duke qëndruar në shtëpi pa paga.

Situata e krijuar nga koronavirusi po ndikon rëndë në financimet e medias ka shktuar kryedemokrati dhe sipas tij, këtij sektori i duhet dhënë ndihmë urgjente.

Deklarata e Lulzim Bashës:

Basha apel për te mos lënë median jashtë ndihmës. “Gazetarët dhe operatorët duhen ndihmuar. Rrezikohet mbyllja e dritareve informative dhe transparencës”

Pyetje: Javën e kaluar Shqipëria mori një përgjigje pozitive për çështjen e negociatave. Nisur nga deklaratat dhe akuzat e shumta edhe në Itali sa i takon BE. Mendoni se Europa do të jetë e njëjtë pas COVID-19?

Lulzim Basha: Dua t’ju them se është një lajm i mire për shqiptarët dhe 15 detyra për qeverinë shqiptare të cilat duhet te kryhen dhe për këtë padiskutim na pret një punë e madhe. Por ajo qe është e rendesishme edhe një herë dhe qe dua të theksoj është se duhet t’i japim fund standardit se ndryshe flitet dhe ndryshe veprohet. Si filllim kemi vendosur këto masa te rrepta për qytetarët, u kërkojmë aplikimin online, ky aplikacion se sot nuk funksionon. Se dyti, duhet te ketë një kujdes edhe më te shtuar për moshat e rrezikuara, moshat e shtyra.  Së treti, duhet qe mjekët urgjentisht të testohen masivisht dhe duhet të ketë transparencë për testimet. Jemi i vetmi vend që s’ka transparencë për testimet, ndërkohë që numri i viktimave po rritet, numri i të infektuarve po rritet. Numri zyrtar që dimë ne, ndërkohë që numri i testimeve mbetet jashtëzakonisht i vogël në krahasim me vendet e tjera.

Lexo edhe :  Tragjedia në Turqi/Ministria e Jashtme: Shqipëria, solidaritet të thellë me Turqinë

Bomba ekonomike e kësaj krize nuk mund dhe nuk duhet të injorohet dhe në këtë drejtim duhet te veprohet me urgjencë. Nuk ka vend për hezitim as për biznesin e vogël, as për fermerët, as për punëmarrësit e mëdhenj, as për median. Sepse kam marrë informacion 48 orët e fundit që shumica e medias është detyruar të punojë tani me gjysëm kapaciteti, gjysma e punonjësve te medias janë dërguar ne shtepi pa paga dhe në raste të tjera ata qe mbahen aty mbahen me gjysëm page, në kohë lufte siç është kjo, ne kohë krize siç është kjo. Ua them me siguri qe informacionet që marrim janë që një një pjesë e madhe e mediave kanë shkurtuar përgjysem personelin apo edhe më shumë dhe kane shkurtuar pagat.

Problemi qe vjen me këtë është nëse fillojnë dhe mbyllen dritaret informative këtë pasoja do ta vuajnë qytetarët; mungesa e transparencës, mungesa e informacionit apo informacioni i njëanshëm është shume i dëmshëm në kohë krize.  Kjo është ajo që dua të ngre.

Nuk ka media që i ka shpëtuar kësaj. Thirrja ime është që media të mos jetë jashtë vemendjes dhe të ketë një mbështetje edhe për  to; në veçanti për punonjësit e medias, për gazetarët, për operatorët./Fjala.al/

Të fundit

Çmimet e banesave, ekspertët: Do ketë rritje, periferia e Tiranës ka kërkesat më të larta

Tirana ka vijuar zhvillimin e saj galopant gjatë viteve të fundit, duke u shndërruar në një metropol me ritme...

Dekretet Trump dhe ekonomia jonë

Nga Fatos Çoçoli Më 20 janar 2025, në ditën e tij të parë të punës në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi dhjetëra...

Shqipëria bashkëpunim me bankën italiane, Rama: 250 mln euro financim për bujqësinë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria ka arritur bashkëpunimin me bankën italiane, Cassa Depositi e Prestiti. Ai është shprehur se tashmë, për herë të...

Kreu i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, paraqitet në SPAK

Kreu i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, paraditen e kësaj të premteje (24 janar) është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Memolla akuzohet...

Sot 106-vjetori i vdekjes së Ismail Qemalit, babait të Pavarësisë së Shqipërisë

Sot më 24 janar shënohen 106 vite nga ndarja nga jeta e babait të shtetit modern shqiptar, Ismail Qemalit. Ai vdiq më 24 janar të...

Lajme të tjera

Web TV