“Njerëzit s’u përfillin më, nuk ju ndjekin as ata që ju votuan”/ Gazetari sherr me Spahon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Edmond Spaho nga radhët e Rithemelimit, thotë se opozita do të shkojë drejt mosbindjes civile dhe do të radikalizojnë aksionin e tyre. Spaho në një intervistë televizive tha se ata do të organizojnë protesta, por ky muaj nuk është i përshtatshëm për shkak se është një muaj festash.

‘Qëndrimi që mbajmë ne në Kuvend është në mbrojtje të të drejtave kushtetuese të opozitës. Reforma elektorale. Jemi 43 deputetë. Është shumicë matematikore. Le të mos flasim për ideologji. Mazhoranca nuk po reflekton me gjithë thirrjet e komunitetit ndërkombëtar. Ne do të vazhdojmë sa kohë që mazhoranca nuk reflekton. Edhe protesta do të organizojmë. Ky muaj nuk është i përshtatshëm për protesta, janë festat do të vazhdojmë festat pastaj. Ajo që ndodhi në Kuvend ishte formë e mosbindjes civile.’- tha Spaho.

Spaho kritikoi edhe qëndrimet e ndërkombëtareve në thirrjet e tyre për protesta paqësore.

‘Këtu është krijuar një model dhe ushqehet fort ky model se protesta duhet të jenë paqësore. Njerëzit me këtë janë velur e ngopur.  Komiteti ndërkombëtar kërkon që të bëjmë protesta paqësore. Nuk di rrugë tjetër përveç radikalizmit. Po përpiqemi me zgjedhje! Ka rast më flagrant se në Kukës, dyfishuan votat! Ushtrohet presion. Të merret seriozisht reformimi i Kodit Zgjedhor, zhvillimi i zgjedhjeve demokratike.’- tha Spaho.

Nga ana tjetër gazetari Poli Hoxha tha se problemi është se opozita nuk ka mbështetje në terren nga qytetarët.

‘U mungon populli. Nuk po u ndjekin as ata që u kanë votuar. Secili nga 300 veta të sjellë bëjnë 12 mijë veta, as kaq nuk sjellin dot. Kur ti ke arritur në një pikë që diktatura po të bën kështu dhe gjithë këtë tragjedi të madhe nuk po e shoqëron dot. Ku popull nuk po i përfill nuk po i ndjek. Çdo gjë lëviz. Njerëzit thonë ku po na çojnë këta. Dhe ti thua do të bëj këtë do bëj atë. O prano se nuk e bën dot protestën, ose nise sot. Cakto një afat. Lë të pranojnë se nuk i ndjekin më njerëzit. Le të dalë tani e të thotë se Berisha është i nderuar, i mbarë le ta thotë.’- tha Hoxha./e.t

Të fundit

Popullsia e BE-së rritje rekord, migrimi drej Europës çon në 450 milionë banorë në 2024

Migrimi drejt Bashkimit Evropian ka çuar popullsinë e tij në një nivel rekord prej 450.4 milionë banorësh në vitin...

Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve tragjike! Kritika të forta për menaxhimin e krizës

Presidenti i SHBA, Donald Trump, mbërriti pasditen e sotme në Teksas, shteti që është zhytur në zi pas përmbytjeve të 4 korrikut, ku humbën...

Aksioni në Theth/ Një person me 400-500 mijë euro ndërton në tokë të vet dhe s’merr leje

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, njëkohësisht Drejtori i Shërbimit Social në Tiranë, Alfred Muharremi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, për të...

“Zaptim vend e pa vend”/ Braçe ‘shpërthen’ ndaj Bashkisë së Tiranës

Aksioni për lirimin e hapësirave publike duhet të ishte bërë me kohë dhe Këshilli Bashkiak duhet të merrte vendime në interes të qytetarëve, jo...

Bitcoin thyen rekordin historik! Fuqia e kriptove ‘trondit’tregun, ja vlera që kapi

Bitcoin vazhdoi rritjen e tij herët të premten, duke arritur një rekord prej 118 mijë dollarësh. Kriptomonedha është rritur për dy ditë, duke tejkaluar nivelet...

Lajme të tjera

Web TV