“Një Mirush nuk i vjen më Teatrit”, përlotet Tinka Kurti: E kanë dashur të gjithë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori i madh, Mirush Kabashi u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 75-vjeçare, pas një beteje 3-vjeçare me një sëmundje të rëndë.

Artistja Tinka Kurti teksa ndau kujtime me Kabashin u përlot dhe tha se një aktor si ai nuk përsëritet më.

Aktorja kujtoi e një moment kur Mirush Kabash i kishte ofruar që të jetonte pranë tij, meqë kishte mbetur vetëm.

“As që e besova disa herë pyeta veten time se çfarë është kjo fjalë kot. Unë nuk dua ta besoj. Mirush Kabashin e njoh me vite me ndershmërinë e tij, me dashurinë dhe respektin që kishte qoftë për vete dhe për familjen e tij. Disa herë më thoshte mos rri vetëm, hajde tek shtëpia ime. Se dhe unë kam pasur fatkeqësi më ka vdekur djali i vetëm”,  u shpreh e përlotur artistja në emisionin Frontline.

Për aktoren, lidhja e afërt me Mirush Kabashin nuk ishte vetëm në skenë por edhe në jetë!

“Ishte një njeri me vullnet të jashtëzakonshëm. E kam njohur kur është bërë një film, skenarin ma kishin sjellë në shtëpi dhe zgjodha rolin e plakës. 100 e ca vjeçe dhe me thënë të drejtën më rrinte për karshi Mirushi. Kemi qenë bashkë jo vetëm në jetë, por pasdite në darkë në mbrëmje. Ai kishte qenë talenti më i madh që ne kemi pasur në grup. E kemi dashur shumë, shkonte deri në Lushnjë, me na marrë bukën më të mirë se ne ishim në periferi. Nuk përsëritet Mirushi, e ka dashur gjithëkush i bënte vetë rolet e veta. Një Mirush nuk i vjen më Teatrit. Mirush Kabashi nuk vjen më! Unë kam qenë shumë mike e ngushtë e tij. Me ka thënë që të gjej shtëpi afër. Unë jam 91 vjeçe! Kur kemi xhiruar! E kishim mik të mirë në jetë dhe në familje”, tha Kurti./e.t

Të fundit

Voto ,zgjidh, kërko llogari!

Nga Mentor Kikia Unë, nga sot (e në vazhdim), jam me Edi Ramën! A e përdori PS pushtetin, infrastrukturën, administratën...

Drejtori i spitalit të Lushnjës në SPAK për blerje votash

Drejtori i spitalit të Lushnjës, Roland Ziu dyshohet për blerje votash. Policia e Fierit ka referuar në Prokurorinë e Fierit materialet për veprën penale...

Tentoi të hynte në Shqipëri me identitet fals, arrestohet 40-vjeçari i dënuar në Itali

Policia ka vënë në pranga një 40-vjeçar në aeroportin e Rinasir, i cili ka tentuar të hyjë në Shqipëri me identitet flas. Shërbimet e Policisë...

Mbyllet numërimi në bashkinë Përmet, kush parti kryeson

Edhe në bashkinë Përmet tashmë ka përfunduar procesi i numërimit të votave. Sipas asaj që raportohet, si rezultat forcë fituese në këtë bashki është...

Dash Sula: 4 gjëra e kanë varrosur Partinë Demokratike në këto zgjedhje

“Sa kohë që në PD do të ketë njerëz që nuk mendojnë për partinë, për demokratët, për Shqipërinë, por mendojnë vetëm për karrigen e...

Lajme të tjera

Web TV