Covid-19/Banka Botërore jep alarmin e frikshëm: Ja sa milionë njerëz do të mbesin në varfëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Banka Botërore ka dhënë një alarm të frikshëm lidhur me krizën ekonomike që mund të prodhojë koronavirusi. Sipas saj, kriza ekonomike nga pandemia e koronavirusit do t’i përballë gati 24 milionë persona me varfëri në Lindje të Mesme dhe Paqësor.

Në raportin e saj të fundit, Banka saktëson se “kriza e madhe ekonomike do të jetë e pashmangshme në të gjitha shtetet”, ndërsa ka paralajmëruar një “rrezik më të madh” për familjet që varen nga industritë e prekura nga virusi.

Kjo pritet të godasë vendet si Tajlanda, Ishujt e Paqësorit, të cilat mbahen me anë të Turizmit. Po ashtu edhe prodhimi në Vietnam dhe Kamboxhia.

Sipas skenarit më të keq, Banka parashikon që pothuajse 35 milionë persona mund të pritet që të mbesin në varfëri, ku 25 milionë persona mund të mbesin të varfër në Kinë.

Banka Botërore thekson se linja e varfërisë si mbijetesë do të jetë me 5.50 dollarë në ditë apo më pak.

Ajo parashikon se rritja ekonomike në këto rajone do të ngadalësohet në 2.1 për qind këtë vit, në krahasim me 5.8 për qind sa ishte më 2019.

Të fundit

Po rritet euro! E nis vitin pozitivisht, rikuperohet edhe dollari e paundi

Monedha europiane e ka nisur vitin pozitivisht teksa është rritur me disa pikë. Kursi zyrtar i Bankës së Shqipërisë...

Nga data 1 shkurt ulet çmimi i energjisë, ja cilat kategori do të prekë ky vendim

Nga data 1 shkurt 2025, do të nisë ulja e çmimit të energjisë elektrike. Enti Rregullator i Energjisë, do të nisë të martën shqyrtimin...

Dosja Partizani/ Shtyhet seanca për Berishën, ja kur pritet të mbahet

Gjykata e Posaçme shtyn për në 20 janar, ora 10:00 seancën paraprake të dosjes “Partizani”. Seanca e sotme u ndërpre pas 4.5 orësh për...

24 orë nga jeta e një Fatkeqi

Nga Edison Ypi Në jetën e Fatkeqit koha nuk rridhte në rend kronologjik. Ishte më se zakonshme që një ditë që niste, ta zemë, muajin e...

Unaza e Madhe Tirana, Shqipëria dhe rajoni/Si Unaza na jep 100 milionë euro fitim çdo vit

Nga Fatos Çoçoli Unaza e Madhe e Tiranës përfundoi dhe u inagurua më 30 dhjetor 2024.  Ajo ka një gjatësi prej 28,8 kilometrash dhe është...

Lajme të tjera

Web TV