Kryeministri i Spanjës përshëndet Kongresin e PS-së: Shqipëria, shembull progresi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Spanjës, njëkohësisht presidenti i Internacionales Socialiste, Pedro Sánchez, përshëndeti Kongresin e Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Në videomesazh Sánchez theksoi se “vitet e fundit Shqipëria është kthyer në një shembull progresi në rritjen ekonomike, drejtësinë sociale dhe me të drejtat dhe lirinë e të gjithë qytetarëve”.

“Në këtë rrugë drejt prosperitetit kontributi i PS-së ka qenë vendimtar nën drejtimin e mikut tim Edi Rama, nënkryetar i Internacionales Socialiste. Në emër të gjithë familjes së Internacionales Socialiste dhe në emrin tim dua t’ju jap të gjithë mbështetjen tonë për të vazhduar promovimin e agjendës transformuese për Shqipërinë”, theksoi Sánchez .

Kryeministri Sánchez u shpreh se “jam i sigurt se ky kongres do t’i shërbejë këtij propozimi dhe ju do të përfitoni prej tij, për t’i dhënë një shtysë të re projektit tuaj që është gjithashtu edhe i yni. Të njëjtën projekt të drejtësisë dhe progresit social që ndajmë ne socialistët nga të gjitha anët e botës, të njëjtin për të cilin luftojmë çdo ditë”./kb

Të fundit

A po rritet realisht ekonomia shqiptare? Shifrat tregojnë disa “po” dhe disa “jo”

Ekonomia shqiptare u rrit me 3.4% në fillim të vitit, por jo mjaftueshëm. Rritja mbështetet tek administrata, ndërtimi e...

Miratohet plani, një fushë futbolli në muzeun “Martin Cani”

Në mbledhjen e fundit, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miratoi ndërtimin e një fushe me bar artificial pranë muzeut “Martin Cani”. Pas kërkesës së familjes Cani...

Kapet teksa tentonte të vidhte në një banesë, arrestohet 35-vjeçari

Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi u kap në flagrancë teksa tentonte të kryente një vjedhje në një banesë në lagjen...

“Ore ç’punë keni me ata që mbjellin shalqi e pjepër?!”

Deputeti socialist Erion Braçe ka kritikuar strukturat e Policisë së Shtetit, duke denoncuar thirrjen, të cilën ai e quan të paligjshme, në Komisariat të...

“Në tre mandate na lëruat nënën, tani do ktheheni nga baba”

Deputeti lushnjar Saimir Korreshi, ka mbajtur një fjalim sa ironik aq edhe denoncues për situatën në qytetin e tij, kur ka deklaruar se mbeturinat...

Lajme të tjera

Web TV