A e gjeniu veten? 3 shenjat e horoskopit që janë shpirti i festave në zyrë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pushimet dhe festat e fundvitit janë një arsye më shumë për t’ju larguar angazhimeve të përditshme përtej punës dhe orareve standarde.

Falë personalitetit të tyre të jashtëzakonshëm, aftësive për biseda bindëse, këto shenja dinë ta kthejnë një mbledhje të mërzitshme në një natë të paharrueshme, pavarësisht nga mjedisi. Plus, nuk e humbasin mundësinë për të marrë një pije alkoolike falas dhe për të shijuar në maksimum atmosferën.

Dashi

Si shenja e parë energjike e horoskopit, Dashi di të punojë shumë dhe të argëtohet më shumë. Me personalitetet e tyre flakëruese, njëherësh edhe të sigurta, të lindurit e kësaj shenje sigurisht që ndezin çdo festë, pavarësisht nga rasti. Fakti që ata po festojnë me kolegët nuk i ndalon që të kënaqen dhe të çlirojnë të gjitha energjitë e tyre.

Binjakët

Një ditë pushimi në kalendar që i heq nga oraret e ngarkuara dhe punët e shumta, mund të jetë një sfidë, por Binjakët nuk i thonë kurrë jo një eventi. Ata nuk shqetësohen edhe nëse shfaqen të heshtur në festë, por të udhëhequr nga Mërkuri, planeti i komunikimit, ata janë bashkëbisedues dhe mund t’ju flasin në vesh gjatë festës për pothuajse çdo temë.

Luani

Nëse ka një shenjë në të cilën mund të mbështeteni gjithmonë për festat, është Luani. Si një shenjë e zjarrtë, Luanët janë argëtues, veçanërisht gjatë një feste në zyrë, që le ta pranojmë nuk është më emocionuesja e mundshme. Ata dinë të bëjnë miq kudo që shkojnë, përfshirë edhe në punën e tyre. Për ta, pjesëmarrja në një darkë të caktuar nga zyra nuk është një punë si gjithë të tjerat, por një justifikim më shumë për t’u shoqëruar me kolegët, me të cilët me gjasë nuk kalojnë shumë kohë përtej orës 16:00./   S.M

Të fundit

Përfundon numërimi në Poliçan, PS kryeson me rezultat të thellë

Në Bashkinë e Poliçanit ka përfunduar numërimi i të gjitha kutive të votimit. Partia Socialiste kryeson me...

S’ka zëvendësues për numëruesit e PD, 3 KZAZ në Fier ndërpresin punën deri nesër

Komisionerët e Partisë Demokratike në Fier kanë ndaluar numërimin, duke u tërhequr. Sipas tyre, kjo gjë ka ndodhur pasi është një nevojë për çlodhje dhe...

Alimehmeti dhe Tabaku të preferuarit e demokratëve në Njësinë 10, nga PS kryesojnë…

Në njësinë bashkiake nr. 10, një prej dy njësive ku u zhvillua numërimi elektronik rezulton se socialistët kanë preferuar në masë ish ministrin e...

Pas Vorës, Partia Socialiste fiton edhe Rrogozhinën, ja sa vota siguroi!

Në Bashkinë Rrogozhinës janë numëruar 56 kuti nga 56 që janë në total. Partia Socialiste fiton duke siguruar mbi 4864 vota pse 52.89 %. Pas PS, renditet Koalicioni Partia...

Kujdes nëse udhëtoni në këto data, Aeroporti i Rinasit bën njoftimin e rëndësishëm

Në datat 15 dhe 16 maj, Tirana do të mirëpresë Samitin e Komunitetit Politik Europian, me pjesëmarrjen e liderëve nga e gjithë Europa. Për shkak...

Lajme të tjera

Web TV