Dritan Goxhaj kallëzon në SPAK, Ulsi Manjën për shpërdorim detyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Shpërdoroi detyrën duke përcjellë letërporosinë për ekstradim”

Ish-anëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj, kallëzoi në Prokurorinë e Posaçme ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën. Goxhaj, i cili u arrestua në fund të korrikut, sipas një kërkese të Prokurorisë Speciale të Kosovës, u lirua 2 muaj më parë nga Gjykata e Apelit që refuzoi ekstradimin e tij për në Hagë.

Ish-luftëtari i UÇK thotë se ministri i Drejtësisë ka shpërdoruar detyrën duke pranuar një letërporosi pa u përcjellë praktika e ardhur për ekstradim nga Ministria e Drejtësisë së Kosovës.

Prokuroria Speciale e Kosovës po heton Goxhajn për intimidim të dëshmitarëve në procesin në Hagë kundër drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nëpërmjet një postimi në Facebook./O.S

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV