Zuckerberg porosit jahtin 300 milionë euro me hangar helikopteri në brendësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mark Zuckerberg më ka mohuar më herët raportimet se ishte pronar i një jahti 150 milionë euro, por tani duket se po hyn në treg për një tjetër akoma më të madh.

Pronari i rrjetit social raportohet se ka porositur një mega-jaht 300 milionë euro që po ndërtohet aktualisht në Holandë, i njohur tashmë si Project 1010.

Miliarderi i rrjeteve sociale që llogaritet se ka një pasuri prej 100 miliardë dollarë, është parë të vizitojë barkën masive në ndërtim dhe burimet thonë se ai shpreson të bëhet pronari saj.

Anija 130 metra e gjatë thuhet se zotërohet aktualisht nga një tjetër biznesmen misterioz, dhe është në ndërtim në kantieret holandeze Feadship teksa ka nisur testimet detare prej vitit të shkuar.

Jahti ka një shpejtësi maksimale prej 20 nyje detare (rreth 38 km/orë) dhe një shpejtësi mesatare prej 12 nyje detare.

Ajo mund të presë 24 pasagjerë dhe ka një ekuipazh prej 48 vetësh.

Pamje të daljes së saj të parë në det janë marrë nga paparacët, ku shihet një pishinë në kuvertën kryesore dhe një helipad dhe hangar mjetesh ajrore në katet e sipërme.

Ende nuk ka shumë detaje për anijen por ajo ka një bar dhe platformë noti, si dhe pika vrojtimi në lartësi.

Më parë Zuckerberg mohonte se ishte pronar i jahtit 150milionësh i quajtur ‘Ulysses’.

Në 2017 u raportua se pronari Facebook kishte shpenzuar në heshtje miliona për mjetin 45 metra të gjatë në Monaco.

Ulysses raportohej si një mjet detar i blinduar, i aftë të lundronte thuajse gjithë botën pa ndihmën e karburanteve apo furnizimeve, si dhe të duroje situata të sikletshme moti.

Lexo edhe :  Nga Obama tek Epstein, teoritë konspirative të Trump që tani po e ndjekin nga pas

Por zëdhënësit e Mark mohonin lidhjet me blerjen.

Zuckerberg zotëron kompaninë Meta, ku përfshihen Facebook, Instagram e WhatsApp.

Zuckerberg është më i fundit i milionerëve që shpenzon në superjahte, pas kreut të Amazon, Jeff Bezos cili porositi në Holandë jahtin 120 metra të gjatë Koru, që doli sivjet në det./O.S

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV