“kryqëzohet” Macron, merr pjesë në ceremonin hebraike në Pallatin Elize

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kundërshtarët e akuzojnë për tradhti ndaj Republikes

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është vënë në qendër të kritikave nga të dyja krahët e politikës pasi mori pjesë në një ceremoni hebraike brenda rezidencës së tij zyrtare, Pallati Elize.

Në një vend ku ndarja e fesë nga shteti është mjaft e rëndësishme, ndezja e qiririt për festën hebraike Hanukkah brenda sallës historike të Festivalit të enjten u kritikua menjëherë nga politikanët e së majtës dhe së djathtës, të cilët e akuzuan atë se ka tradhtuar Republikën e Francës.

Presidenti Macron e kishte ftuar kryerabinin, Haimm Korsia, për ta ndezur qiririn e parë nga tetë qirinjtë në Hanukkah, apo shandan, për te shënuar fillimin e festivalit hebraik të dritës.  Por, kur videoja e ceremonisë u shfaq në rrjetet sociale, kritikat shpërthyen nga të gjitha anët. Për francezët, presidenti kishte bërë një gabim turpërues duke e lejuar futjen e fesë brenda presidencës laike.

“Më sa di unë, kjo është hera e parë që ndodh një gjë e tillë. Kjo është shkelje e laicizmit”, tha David Lisnard, një figure e lartë opozitare nga krahu i djathtë, i cili është edhe kryetar i Kanës.

“Elize nuk është vend i fesë. Nuk mund të bësh kompromis me laicizmin”, tha presidentja socialiste e rajonit Oksitania, Carole Delga.

“A do ta bëjë tani Macroni të njëjtën gjë edhe për fetë e tjera? Për disa po, për disa jo? Kjo është lëvizje e rrezikshme”, tha Alexis Corbiere nga ekstremi i majtë Franca e Papërkulur.

Ndërkohë që si për të qetësuar kritikat, kreu i Elizesë zhvilloi të premten një vizitë të papritur në kantierin e rindërtimit të katedrales Notre-Dame, nga ku ftoi Papën që vitin tjetër ta inaugurojnë së bashku. Duke folur për mediat ai tha se nuk ishte penduar për ndezjen e qiririt dhe se ftesa e tij për kryerabinin ishte bërë “në frymën e Republikës dhe të pajtimit”.

Lexo edhe :  Fejohet djali i madh i Michael Jackson

Ideja e laicizmit u fut në ligjin francez më 1905, pas shumë vitesh mosmarrëveshjesh mes shtetit dhe Kishës Katolike Romake. Ligji garantoi lirinë e besimit, por i dha fund përfshirjes shtetërore në kishë dhe i largoi të gjitha shenjat e fesë nga ndërtesat publike./O.S

Të fundit

Lajmi i fundit: Vrasje me armë zjarri në Shkodër

Një 61-vjeçar, shtetasi Piro Prroni është vrarë me armë zjarri në fshatin Abat në zonën e Shalës në Shkodër. Përmes...

Ylli Pata: Përdorimi i Ringjalljes si ‘Rikthimi i Përbindëshit’

Ylli Manjani, në një shënim të tijin, ironizoi stilistikën e Fatmir Mediut që sheh ringjalljen e Krishtit tek Sali Berisha, duke përdorur metaforën e...

Kroacia dërgon në paraburgim dy të arrestuarit për spiunazh

Kroacia ka shqiptuar masën e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për spiunazh për Serbinë, teksa autoritetet në Kosovë thanë se janë të gatshme të...

Petro Koçi: Kur martohet nevoja politike me iluzionin mendor

Nevoja ulëritëse e opozitës për t'u ringjallur është shpalosur këto ditë me një blasfemi po aq ulëritëse. E kryqëzuan Jezu Krishtin moralisht duke e krahasuar...

Giorgia Meloni: Rusia s’ka ndërmend të negociojë për paqen

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka dënuar ashpër sulmet e fundit ruse në Kiev, ku u prekën edhe zyrat e Delegacionit të BE. Giorgia Meloni shprehet...

Lajme të tjera

Web TV