Covid-19/ Spanja nuk gjen paqe, 849 të vdekur dhe 9,222 të infektuar brenda një dite

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Spanjë ditën e sotme është shënuar numri më i lartë i vdekjeve dhe infektimeve nga koronavirusi. Brenda 24 orëve kanë humbur jetën 849 njerëz dhe 9,222 të tjerë janë infektuar.

Sot është dita më e keqe për Spanjën, ku shpërthimi i koronavirusit është përhapur masivisht, duke e bërë Spanjën vendin e dytë në botë më të prekur nga COVID-19, ku numri total i viktimave ka shkuar në 8,189.

Numri i personave të infektuar është rritur nga 85.195 në 94.417 së fundmi, një rritje prej 10.8 përqind e cila i jep fund shpresës së disa ditëve kur u pa një rënie e rasteve të infeksionit.

Në 9.222 raste të reja përfshihen 3.419 në Madrid, që përbën gati gjysmën e vdekjeve totale, kanë deklaruar burimet zyrtare në vend.

Ndërkohë aktiviteti ekonomik ka ndaluar për një periudhë dy javore dhe qeveria ka marrë masa të rrepta.

Të fundit

Devoll, mjeti del nga rruga, transportohet me urgjencë drejtuesi

Një aksident rrugor ka ndodhur pak momente më parë në afërsi të fshatit Bitinckë, në bashkinë Devoll. Sipas informacioneve paraprake,...

Arrestimi në Zvicër, reagon ekipi menaxherial i Noizy

Reperi i njohur Rigels Rajku, i njohur me pseudonimin Noizy, është ndaluar ditën e djeshme nga policia zviceriane sapo ka mbërritur në aeroport. Noizy...

Spartak Ngjela: Kush më shpjegon se si është pasuruar familja e Berishës?

Saliu vërtitet me gënjeshta fëmijësh për të fshehur korrupsionin e tij dhe të familjes së tij; kurse ata që në formë ekspertësh drejtojnë...

25 vatra zjarri në 24 orë, Ministria e Mbrojtjes: 4 prej tyre janë aktive

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën në vend mbi zjarret përgjatë 24 orëve të fundit. Nga reagimi zyrtar është bërë me dije se gjatë...

“I dashur Vuçiç, më duhet të të taksoj”, Trump i shkruan Vuçiçit

Donald Trump paralajmëroi tarifa prej 35 për qind për importet nga Serbia, si dhe 30 për qind për ato nga Bosnje dhe Hercegovina. Ato...

Lajme të tjera

Web TV