U prek nga Covid-19/Shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë vetizolohet në shtëpi

Shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi është vetizoluar në shtëpi pasi rezultoi pozitiv me koronavirus ditën e sotme.

Pasi iu nënshtrua ekzaminimeve të nevojshme mjekësore për gjendjen e tij, mjekët arritën në konkluzionin se Koraqi duhet të qëndrojë vetizolim, raporton BW.

Me rastin e shefit të Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT numri i personelit shëndetësor të prekur nga koronavirusi shkon në 3.

I pari që u prek nga virusi vdekjeprurës, brenda radhëve të këtij komuniteti ishte shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, i cili e konfirmoi publikisht dhe lajmin në fjalë.

Deri më tani numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri ka shkuar në 243, ndërsa 13 persona kanë ndërruar jetë.