A do të ketë reshje bore? Meteorologia zbulon çfarë do ndodhë me motin:Nga mesi javës…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Java ka nisur me kthjellime dhe ashtu do të vazhdojë deri ditën e enjte. Në një lidhje direkte në një emision televiziv, sinoptikania Lajda Porja nga “MeteoAlb” bën me dije se parashikohet që ditën e premte, kthjellimet të ja lënë vendin reshjeve të shiut në Ultësirën Perëndimore dhe atyre të dëborës në zonat malore.

Lajda Porja: Java ka nisur me diell. Siç e kemi parë, kthjellimet do të jenë prezente gjatë kësaj jave, duke filluar që sot e deri të enjten, moti do të jetë kryesisht i kthjellët.

Parashikohet që dita e enjte do të nisë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ndërsa në pjesën e dytë të ditës do të ketë reshje në zonat veriore dhe disa zona në qendër, duke lënë jugun nën ndikimin e kthjellimeve.

Dita e premte do të sjellë reshje në të gjithë territorin shqiptar. Të premten, do të kemi reshje shiu pothuajse në të gjithë Ultësirën Perëndimore dhe reshje dëbore në zonat malore. E premtja parashikohet të ketë edhe rrebeshe.

Këtë javë do të na shoqërojnë temperaturat shumë më të ngrohta se java që lamë pas, duke kulmuar me maksimalet e tyre ditën e enjte në 20 gradë Celsius.

Lajda Porja: Përsa i përket vlerave termike, temperaturat kanë pasur një rënie të lehtë. Mëngjesi relativisht i ftohtë në zonat malore, në Peshkopi minus 3 gradë, parashikohet që maksimalet sot të ngjiten në 14 gradë.

Kjo javë do të jetë një javë shumë më e ngrohtë duke e krahasuar me javën që lamë pas. Dita e martë dhe dita e mërkurë, po ashtu edhe e enjtja të sjellin rritje të temperaturave, sidomos në mesditë, duke bërë që maksimalet do të arrijnë deri në 20 gradë ditën e enjte.

Lexo edhe :  Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, sa maturantë ngelën, sa ishin ekselentë?

Parashikohet që nga e hëna në të enjte, të shikojmë një mot jo të zakonshëm përsa i përket Dhjetorit.

Kjo javë do të jetë e ngrohtë.

Dita e premte do të sjellë rënie në mesditë për shkak se do të kemi prezencën e reshjeve, ka sinjale që edhe fundjava do të jetë e paqëndrueshme./   S.M

Të fundit

Lufta Izrael-Iran, Lubonja: Ndërhyrja e SHBA-ve ka përmasa globale

Analisti i njohur Fatos Lubonja, në një lidhje direkte për një emision televiziv, ka komentuar zhvillimet e fundit në...

Kosova do të sulmohet nga Serbia?/ Alfred Cako bën parashikimin për vitin 2027

Alfred Cako ka qenë së fundmi i ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka folur rreth luftës Izrael-Iran. Por jo vetëm...

Lista e ndershme muzikore e Ana Matronic

"E kam të trishtueshme dhe të vështirë të dëgjoj The Smiths": Anëtarja e Scissor Sisters ka një marrëdhënie të ndërlikuar me The Smiths dhe...

Ku tundet një bush del një Berishë

Nga Frrok Çupi Kur doli se Sali Berisha ishte dorëzuar në një intervistë në televizionin shtetëror të Iranit, kishte disa njerëz që u habitën. Njerëz...

SPAK shtyn afatin për zgjedhjen e kreut të BKH, shkak dokumentacioni i parregullt

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të shtyjë deri të martën, 24 qershor 2025, afatin për nisjen e procedurave...

Lajme të tjera

Web TV