Xavi Hernandez i mahnitur nga Girona: “Ata po bëjnë një punë spektakolare”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Girona nuk u ndal as përballë Barcelonës. Surpriza e këtij sezoni në La Liga, fitoi 2-4 derbin katalanas, duke siguruar për herë të parë në histori një sukses në fushën e kampionëve.

Triumfi i jashtëzakonshëm ka ngjitur Gironën të vetme në krye të renditjes me 41 pikë, dy më shumë se Reali i Madridit. Ndërkohë që diferenca me skuadrën e Xavit ka shkuar 7 pikë.

Ky i fundit, theksoi pas ndeshjes se skuadrës i mungoi saktësia dhe efikasiteti, ndërkohë që nuk i kurseu elozhet për ekipin kundërshtar, që zhvilloi një futboll fantastik dhe e meritoi fitoren.

“Pësuam një goditje të rëndë, sepse kishim shpresa të shkonim në një pikë pas Gironës dhe dy pikë pas Realit… Tani jemi 7 pikë larg kreut, pesë nga Reali dhe barazim me Atletico Madrid, që ka luajtur një ndeshje më pak.

Ky është realiteti ynë. Kjo Barcelonë është në ndërtim e sipër. Unë mbetem pozitiv, i besoj skuadrës, por u ndeshëm me një kundërshtar të jashtëzakonshëm. Sigurisht që nuk luajtëm keq, por humbëm. Detajet ndikuan.

Duhet të vazhdojmë të punojmë fort, nuk ka zgjidhje tjetër. U goditëm fort edhe vitin e kaluar, por në fund fituam dy trofe”, theksoi trajneri i Barcelonës. I cili e cilësoi Gironën si rivalin më të mirë me të cilin është përballur.

“Ata kanë shumë merita për çfarë po bëjnë. Po udhëheqin kampionatin dhe janë 7 pikë sipër nesh. Urime të sinqerta, bravo u qoftë. Trajneri Michel dhe lojtarët po zhvillojnë një punë spektakolare”, theksoi 43-vjeçari.

Të fundit

Revoltohet Neda Balluku: Mos bëni kalamaj se i mban mamaja

Neda Balluku është një nga personazhet Vip që shpesh herë reagon për tema të ndryshme sociale. Ditën e sotme...

Krijimi i Komandës së Kibernetikës dhe Ndërlidhjes së FA, Vengu: Hap historik

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu mori pjesë sot në ceremoninë e krijimit të Komandës së Kibernetikës dhe Ndërlidhjes së Forcave të Armatosura në praninë...

“Duam kërkim urgjent!” PDL Mungojnë 130 mijë fletë votimi

Partia Demokratike ka depozituar një tjetër kërkesë të Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), këtë herë me pretendimin se mungojnë 130 mijë fletë votimi të...

Mijëra familje ngelin pa energji elektrike për shkak të… gjarpërinjve!

Më shumë se 5.000 shtëpi në Karolinën e Veriut mbetën pa energji elektrike pasi një gjarpër hyri në një nënstacion elektrik në qarkun Wayne,...

“Lonely Planet”/ Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare

Bukuria natyrore e Shqipërisë do t’ju lërë pa frymë. Për shumicën e turistëve, ky vend i vogël në Ballkanin Perëndimor është një enigmë –...

Lajme të tjera

Web TV