Ankth, stres e agresivitet mund të shkaktojë vetëizolimi për një kohë të gjatë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjekët psikiatër thonë se kjo situatë mund të prekë të gjithë, duke filluar nga personat me karakter të fortë e deri tek ata që kanë një natyrë të brishtë.

Arjana Rreli, psikiatre

“Po jetojmë një situatë anormale, dhe reagimet tona që janë deri diku normale, sigurisht që do të na ndihmojnë, por hyjmë në një pikë. Sa më shumë të zgjatet kjo situatë, ne sigurisht do të shfaqim të gjithë problematikën të lidhura me këtë situatë të krijuar. Sepse kjo ishte një traumë për të gjithë ne”.

Disa kategori, sipas ekspertëve, janë më të rrezikuar. Izolimi social është një proces që sipas psikoterapeutistëve mund të kalohet me sukses.

“Mosha e fëmijëve dhe gupmosha e tretë, mekanizmat e tyre janë shumë të brishtë. Të parët fëmijët sepse kanë shumë energji të cilën duhet ta konsumojnë në një mënyrë ose një tjetër. Dhe një grup tjetër janë ata persona që ose janë të gatshëm për të shpërthyer, çrregullime të ankthit apo të panikut, ose gjatë kësaj kohe janë duke u trajtuar për këtë lloj problematike”, tha për Tv Klan.

Izolimi social është në proces. Sipas psikoterapeutistëve mund të kalohet me sukses.

Aurora Meta Dollenberg, psikoterapiste, Hanover

“Strukturoni ditën dhe javën tuaj paraprakisht. Qëndroni fizikisht aktivë. Duke mos shkuar shumë herët në shtrat, dhe duke mos fjetur gjatë ditës, do të siguroni për një gjumë të thellë. Ruani kontaktet sociale me miqtë dhe me familjen tuaj, përmes internetit apo telefonit.”, tha për Tv Klan.

E gjithë bota është aktualisht në kushte të distancimit social për shkak të përhapjes së koronavirusit. Mjekët psikiatër janë të mendimit se edhe mbyllja e kufijve mes shteteve ka ndikimin e saj negativ.

Lexo edhe :  6 këshilla si të mbrohemi gjatë ditëve të nxehta të verës

Tejkalimi i kësaj situate globale do të pasohet edhe nga probleme të shëndetit mendor dhe emocional për disa.

Të fundit

Veliaj në qeli, reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Shkelje e të drejtave

Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila la në fuqi masën e “arrestit me burg” për...

Donald Trump e konfirmon: Do jem në finalen e madhe të Botërorit

Turneu i zgjeruar, ku marrin pjesë shumë nga ekipet më të mira të botës, shihet gjerësisht si një “provë gjenerale” për Kupën e Botës...

Erdogan po “pushton” Europën përmes euros dhe dhëndrit

Industria turke e mbrojtjes nuk kufizohet më vetëm në eksportin e dronëve dhe sistemeve të armëve. Ajo po kalon në një nivel të ri,...

Ekspertët: Rregullat e reja nga Banka e Shqipërisë do ulin shitjet e apartamenteve

Vendosja e rregullave të reja nga Banka e Shqipërisë prej datës 1 korrik për marrjen e një kredie, do të ndikojë në shitjen dhe...

Toni Kroos jep vlerësimin për Yamal: Kur isha në moshën e tij…

Toni Kroos ka krahasuar veten në moshën 17-vjeçare me atë të Lamine Yamal dhe ka pranuar se diferenca e spanjollit është shumë e madhe. "Edhe...

Lajme të tjera

Web TV