Imazhet e rreme të IA që u bënë virale në rrjetet sociale, gjatë këtij viti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata britanike “Full Fact” tha se qeveria dhe rregullatori “Ofcom” duhet t’i japin përparësi edukimit mediatik përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm, duke paralajmëruar se “mosveprimi rrezikon të ulë besimin në atë që njerëzit shohin në internet”.

Kontrolluesit e fakteve kanë nxjerrë në pah shembuj famëkeq të imazheve të krijuara nga “Inteligjenca Artificiale” që u bënë virale këtë vit.

Mjetet gjithnjë e më të fuqishme dhe të aksesueshme si “Midjourney” dhe “OpenAI ‘s DALL-E 3” e kanë bërë më të shpejtë dhe më të lehtë krijimin e fotografive fallco. “Full Fact” ka zgjedhur tetë shembuj nga viti 2023 që janë shpërndarë mijëra herë nëpër rrjete sociale.

Princi William dhe Princi Harry u ribashkuan
Një sërë fotosh që shfaqin Princin e Uellsit dhe Dukën e Sussex bashkë u përhapën gjerësisht në Facebook me më shumë se 78,000 pëlqime. Në njërën prej tyre dy vëllezërit shihen të përqafuar mes tyre dhe me sy të përlotur, por në fakt asnjë nga fotot nuk është e vërtetë.
U zbulua se fotografitë fillimisht u publikuan në një postim në një blog, ku autori shpjegoi se si ata kishin përdorur gjeneratorin e imazheve “Midjourney ” për të “vizatuar pajtimin të përzemërt” mes tyre.

Julian Assange në burg
Një fotografi e themeluesit të “WikiLeaks-it ” që dukej i sëmurë në burgun Belmarsh është bërë virale duke përdorur programin “Midjourney”
Krijuesi i saj e pranoi publikisht vetëm kur u intervistua nga gazeta gjermane “Bild”, por jo përpara se imazhi të shpërndahej në Facebook dhe të ripostohej 29,000 herë në X.

Arrestimi i Donald Trump
Përpara se ish-presidenti amerikan Donald Trump të postonte fotografinë e tij të vërtetë në X, një numër versionesh të rreme bënë xhiron e rrjetit. Disa prej tyre kanë më shumë se një milion shikime në internet. Trump ishte subjekt i imazheve të krijuara nga AI që tregonin momentin e arrestimit të tij.

Lexo edhe :  Teknologjitë më inovative që kanë pasur ndikimin më të madh gjatë vitit 2024!

Emmanuel Macron mes trazirave franceze
Gjatë trazirave në Francë, një foto e presidentit francez, Emmanuel Macron i ulur në një rrugë, ku një pirg mbeturinash digjeshin pas tij u bë virale në rrjetet sociale.
“Full Fact” tha se imazhi u shpërnda gjerësisht, me një postim që grumbulloi mbi 55,000 shikime dhe tërhoqi komente që sugjeronin se media po e injoronte këtë lajm.

Audienca e madhe e Papa Françeskut
Një foto e Papës duke iu drejtuar një turme të madhe në Lisbonë është parë dhjetëra mijëra herë në mediat sociale. Por një vështrim më i afërt tregoi se nuk ishte e vërtetë, pasi njëra dorë e Papës kishte tre gishta. Foto u hodh në rrjet disa muaj pasi u bë virale një imazh tjetër i çuditshëm i Papës nga inteligjenca artificiale me një xhaketë të fryrë.

“Gratë robote” të Elon Musk
Miliarderi i “Space X” nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të krijuar robotë humanoidë, por jo “gra robote”. Postimet me imazhet e tij duke puthur modele të tilla u shpërndanë në Facebook, dhe ishin krijuara nga një artist digjital.

Mbeturinat e nëndetëses OceanGate
Tragjedia e nëndetëses OceanGate që shpërtheu gjatë kërkimit për Titanikun, u përdor nga “Midjourney” për të gjeneruar një imazh që pretendonte se tregonte mbeturina të tij. Por në fakt ishte përdorur një kontrollues i modifikuar i cili u pa më shumë se 300,000 herë në X.

Rishi Sunak dhe gota e tij e birrës
Kryeministri Rishi Sunak në një foto që u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale dukej shumë keq me një gotë birre të vogël ku pas tij një grua e shikon me mosbesim. Ky imazh ishte një foto e redaktuar nga një festival birre që u zhvillua në gusht të këtij viti. Shefi ekzekutiv Chris Morris tha se: Mungesa e veprimit rrezikon të ulë besimin në atë që njerëzit shohin në internet. Kjo rrezikon të dobësojë demokracinë tonë, veçanërisht gjatë zgjedhjeve.

Fotoja e parë e prodhuar nga AI dhe e dyta fotoja origjinale.

/O.S

Të fundit

OBSH-ja i kërkon Kinës të tregojë të dhënat origjinale për koronavirusin

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i ka bërë sërish thirrje Kinës që t’i ndajë të dhënat që ka për...

‘Cila të jetë vallë? Ronela Hajati: Për një këngë nëna nuk më ka folur gjashtë muaj

Ronela Hajati ka qenë e ftuar në “Podcasti Flet” me Ilnisa Agollin, ku ka folur më shumë rreth jetës dhe karrierës profesionale. Artistja  shquhet...

Shqipëria do të blejë pronë në Bruksel/Do shërbejë si seli e misionit shqiptar pranë BE!

Shqipëria do të blejë një pronë në Bruksel që do të shërbejë si seli e Misionit shqiptar pranë Bashkimit Europian. Vendimi është marr sot në...

Kreu i KQZ zbulon si do votojë diaspora në 11 maj: Ja procedurat që duhen ndjekur

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka zbuluar se në ç’fazë janë përgatitjet dhe si do të duhet të votojnë emigrantët shqiptarë...

“Nga izolimi i Berishës te arrestimi i Ilir Metës”/ SPAK protagonist i vitit në Shqipëri

Në Shqipëri, Struktura e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK, ishte dhe gjatë vitit 2024 protagonist i zhvillimeve në vend, me një...

Lajme të tjera

Web TV