Legjenda e operës Placido Domingo ndihet ‘mirë’ pas prekjes nga koronavirusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tenori Placido Domingo tha të hënën se po pushon në shtëpi pasi u prek nga koronavirusi i ri. Domingo tha në një deklaratë se ai është në shtëpi dhe ndihet mirë.

79-vjeçari u raportua si ishte shtruar në spital në Meksikë, ku pranoi publikisht se në 22 mars kishte dalë pozitiv nga testi COVID-19 dhe po shkonte të izolohej.

Domingo, i cili ka lidhje të gjata me Meksikën, kishte vuajtur nga ethet dhe kolla.

Domingo shkroi të hënën se “që nga simptoma e parë, si zakonisht nën mbikëqyrjen mjekësore, pata parasysh moshën dhe sëmundjet që kam”.

Mendimet e mia tani janë me ata që vuajnë, dhe me të gjithë ata që janë duke punuar me bujari për të shpëtuar jetë,” tha ai. “Falënderoj çdokënd për dashurinë, dhe, edhe një herë ju rekomandoj të gjithëve të qëndroni të sigurt në shtëpi. Shihemi së shpejti“.

Për shumicën e njerëzve, koronavirusi i ri shkakton simptoma të buta ose të moderuara, të tilla si ethe dhe kollë që kalojnë për dy deri në tre javë. Për disa, veçanërisht të moshuarit dhe njerëzit me probleme ekzistuese shëndetësore, mund të shkaktojë sëmundje më të rënda, përfshirë pneumoninë dhe vdekjen.

Sëmundja e këngëtarit të operas vjen pasi karriera e tij e shkëlqyeshme kohët e fundit ishte njollosur nga zbulimet e sjelljeve e pahijshme seksuale.

Vitin e kaluar, shumë gra akuzuan Domingon për ngacmim dhe abuzim të pushtetit të tij ndërsa ai ishte në poste drejtuese në Los Angeles Opera dhe Washington National Opera, histori të botuara nga The Associated Press.

Pasi mohoi fillimisht çdo keqbërje, Domingo kërkoi falje muajin e kaluar kur American Guild of Musical Artists dhe LA Opera zbuluan se akuzat e ngacmimit seksual kundër tij ishin të besueshme.

Lexo edhe :  Xhim Morison, legjenda e pavdekur e muzikës

Që atëherë, Domingos i janë anuluar një numër shfaqjesh. Ai gjithashtu dha dorëheqjen si drejtori i LA Opera.

Burimi: Associated Press

Të fundit

Shkak telefoni i Laert Haxhiut, shkarkohet drejtori i burgut të Drenovës, Fatjon Fasho

Shkarkohet pa shkresë drejtori i burgut të Drenovës. Burime bëjnë me dije se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka...

Kaos para fluturimit, pasagjerët hidhen nga krahët e avionit të “Ryanair”

Në aeroportin e Palma në Spanjë, në orët e para të së premtes, 4 korrik, paniku kaploi pasagjerët brenda avionit të Ryanair që do...

Emigrimi si faturë e papaguar e biznesit

Nga Shpëtim Luku Shumë vite më parë, në një bisedë me një biznesmen të njohur shqiptar, ai më theksoi se sfida më e madhe me...

“Peshqit e kuq”, ja si infiltrohen agjentët ukrainas në Rusi

Ndërsa vëmendja botërore gjatë tre viteve e gjysmë të fundit është përqendruar në vijat e frontit lindor dhe jugor të luftës Rusi-Ukrainë, një konflikt...

Nga fitorja ushtarake, tek izolimi global: Izraeli mes lavdisë dhe ‘kostos’ politike

Pas mbi 75 vitesh konflikte me fqinjët, Izraeli, një shtet i vogël sa New Jersey, ka arritur të dobësojë ndjeshëm kundërshtarët e tij, përfshirë...

Lajme të tjera

Web TV