Planet sekrete të Athinës/ Kreshnik Spahiu: Jugu i Shqipërisë do bëhet si veriu i Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Kreshnik Spahiu, foli në lidhje me situatën e krijuar mes Athinës dhe Shqipërisë dhe veton që Greqia ka vendosur ndaj vendit tonë për shkak të çështjes ‘Beleri’.

Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu theksoi se Perëndimi mund të përballet me një konflikt tjetër në vendin tonë, i ngjashëm si ai në Veri të Kosovës.

Sipas tij nëse Himarën e merr nën kontroll Greqia, kjo e fundit mund të kërkojë një asociacion së bashku me Dropullin e Finiq.

“Nëse problemi do të ishte thjesht një individ, unë them që problemi duhet të zgjidhet, nëse problemi është shumë parimor që një Greqi e kontrolluar nga qeveria shqiptare përbën më stabilitet se sa një Himarë e kontrolluar nga Athina dhe Greqia që mund të jetë një destabilitet për rajonin atëherë këtu mbetet për t’u parë.

Ka një dyshim të Perëndimit që i gjithë ky shqetësim nacionalist i Athinës për Himarën, e të gjitha këto pretendime nacionaliste për të vënë në kontroll Himarën, mund të jenë një rrezik për pretendime autonomie. Perëndimit i duhet të përballet me një konflikt tjetër të ngjashëm si ai në Veriun e Kosovës ku nëse Himara bëhet nën kontrollin e Greqisë, mund të kërkojë një asociacion së bashku me Dropullin dhe Finiqin”, tha ai.

Të fundit

Publikohen shifrat/ Shtetasit e Kosovës investuan afro 360 milionë euro në Shqipëri

Instituti GAP ka publikuar një grafikë ku paraqiten investimet e shtetasve të Kosovës në Shqipëri. Në këtë grafikë, ku të...

Libra, bizhuteri, lule dhe…/ Sa u kushton festa e 7 Marsit shqiptarëve?

Në Shqipëri, Dita e Mësuesit më 7 Mars nuk është thjesht një moment mirënjohjeje për to, por edhe një garë e heshtur mes prindërve...

Kryeministri Rama uron mësuesit për 7 marsin/ Mirënjohje për përkushtimin!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar 7 marsin, Ditën e Mësuesit. Shefi i qeverisë thekson se kjo ditë risjellë në vëmendje rolin dhe...

Dita e Mësuesit/ Festohet sot 7 Marsi, 138 vite nga krijimi i Mësonjëtores së parë

Dita e Mësuesit, 7 Marsi, festohet sot në të gjitha trevat shqiptare. Kjo ditë festohet në të gjitha shkollat e vendit me aktivitete të shumta...

Tregtia Shqipëri-SHBA/Si do të ndikojnë tarifat doganore të administratës së re amerikane

Megjithëse me distancë të largët Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partner tregtar i rëndësishëm i vendit tonë. Vitin e kaluar SHBA u rendit e pesta...

Lajme të tjera

Web TV