Shqipëria merr kryesimin e Kartës A-5, Hasani: Prioritet anëtarësimi i Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria merr nga 1 Janari 2024, kryesimin njëvjeçar të Komisionit të Partneritetit të Kartës SHBA-Adriatike (A5).
Gjatë ministerialit të A5 që u mbajt në Shkup të Maqedonisë së Veriut, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani theksoi se duhet të marrë fund bllokimi i anëtarësimit të Kosovës në A5.

“Anëtarësimi i Kosovës është tejet i vonuar. E kemi mbështetur plotësisht dhe tradicionalisht anëtarësimin e Kosovës në nismën tonë dhe na vjen shumë keq që ky antarësim vijon të jetë i bllokuar. Gjatë kryesimit tonë do të angazhohemi me përparësi për ta zgjidhur këtë çështje sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha ai.

Ministri Hasani, gjatë konferencës për shtyp për dorëzimin e kryesimit nga Maqedonia e Veriut tek Shqipëria, vlerësoi rolin e Kartës A-5, në përpjekjet e vendeve të rajonit drejt integrimit të plotë euroatlantik.

“Kemi mbështetur konceptin e RMV për rigjallërimin e A-5 dhe synojmë ta çojmë atë më tej gjatë kryesimit tonë. Gjithashtu, do të përpiqemi ta përshtasim Kartën për të na shërbyer më së miri në formësimin e përgjigjeve të përbashkëta ndaj kërcënimeve dhe sfidave aktuale të sigurisë”, tha ai.

I pyetur për procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Ministri Igli Hasani tha se të dy vendet kanë kryer një punë të përbashkët të admirueshme dhe se rrugëtimi i rajonit në BE nuk duhet të pengohet nga pikëpyetje e paqartësi.

Karta SHBA-Adriatike (US-Adriatic Charter) është një nismë politike sigurie me karakter rajonal, e dakordësuar paraprakisht në Samitin e NATO-s në Pragë (nëntor 2002), mes Presidentëve të Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë dhe SHBA-ve, për tu zgjeruar më pas me Malin e Zi dhe Bosnje – Hercegovinën, e ku Kosova, Sllovenia dhe Serbia kanë statusin e vëzhguesit./O.S

Lexo edhe :  Shqiptarët “zaptojnë” ishullin e Instagramit, goditet grupi kriminal në Mykonos!

 

 

Të fundit

Dua Lipa konfirmon fejesën e saj me Callum Turner: Jam shumë e emocionuar

Këngëtarja Dua Lipa ka konfirmuar se është fejuar me të dashurin e saj Callum Turner. Për momentin, çifti po...

Çfarë ndodhi? Pas arrestimit, Khaby Lame merr një vendim të fortë

Khaby Lame, influenceri më i njohur në botë i TikTok me miliona ndjekës, është larguar nga SHBA-të pasi u ndalua nga agjentët e imigracionit...

Kurti tregon për operimin e babait të tij dhe takimin me Bukoshin

Albin Kurti, kryeministër në detyrë, ka treguar se ai ka qenë 10 vjeçar kur edhe e ka takuar për herë të parë ish-kryeministrin në...

Erjon Braçe: “Dua të plotësoj ëndrrën e Nanos dhe Agollit”

Në rrugën përpara kryesisë së Kuvendit, dy socialistët e dy gjeneratave të ndryshme Namik Dokle dhe Erion Braçe i uruan njëri-tjetrit ditëlindjen e 34...

Kolegji Zgjedhor pushon kërkesat e Alimehmetit dhe Kalasë

Kolegji Zgjedhor ka pushuar ankimimin e Ilir Alimehmetit sa i përket rezultatin të zgjedhjeve në Tiranë dhe vendimit të KQZ. Sipas vendimit, theksohet se kandidatët...

Lajme të tjera

Web TV