Vrasja në burgun e Peqinit, eksperti i sigurisë ngre dyshimet e forta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekzekutimi me armë zjarri e të dënuarit Arben Lleshi, brenda qelisë në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit nga i dënuari përjetë Sokol Mjacaj ka ngritur alarmin e sistemit të sigurisë në institucionet peniticiare në vend.

Eksperti i sigurisë Fajton Softa u shpreh se ka disa gjëra që nuk kanë funksionuar.

“Ose neglizhenca, ose mungesa e profesionalizimit, ose korrupsioni. Nuk di kujt tjetër t’i vëmë një epitet. Sepse na del që kemi të bëjmë me një gjeni që ka futur armën në burg.

Pastaj pse personi në fjalë që kreu krimin, pse ka kërkuar të dorëzohet tek prokurori dhe jo të njerëzit e burgut.

Sepse na del që edhe vrasësi paska frikë nga përfaqësuesit e institucioneve të burgjeve. Nëse nuk bëjmë një analizë të plotë dhe nuk dalim tek përgjegjësitë, pastaj vijmë tek ato që ne i themi pasoja.

Dhe pasoja do të thotë që nuk do të ketë siguri kështu nëse do të vazhdojmë me këto mënyra dhe me këto metoda.

Është e paimagjinueshme që ne të themi që mungojnë elementët e kontrollit në burgje, sidomos me kamerat. Me to kontrollohen sot lokalet, jo më burgjet. Dhe ne nuk jemi dot në gjendje të zbulojmë brenda një burgu jo përgjegjësinë, por shkeljet dhe padrejtësitë që mund të bëjë një punonjës i burgut”, u shpreh ndër të tjera Softa./e.t

Të fundit

Plani sekret amerikan, Trump do godiste Iranin dy ditë pas sulmeve izraelite

Shtetet e Bashkuara kanë qenë gati për të sulmuar Iranin më herët, vetëm dy ditë pas sulmeve izraelite. Presidenti...

Hakerohet faqja e Bashkisë Tiranë, “Homeland Justice” merr autorësinë e sulmit!

Faqja e bashkisë së Tiranës, Tirana.al, u sulmua dhe doli jashtë funksionit nga rrjeti iranian i hakerave “Homeland Justice”, të njëjtët që bënë sulmin...

Valë radio misterioze nën akullin e Antarktidës

Një eksperiment që fluturon mbi Antarktidë ka kapur impulse të çuditshme radioje që vijnë nga akulli, një sinjal që mund të hapë rrugën për...

Shqiptarët, njerëzit me valixhe në dorë e vështrimin përtej detit

20 qershor: Dita Botërore e Refugjatëve Nga Leonard Veizi Ishte tejet tronditëse të shihje nga ekranet e huaja se si në vitet ’90, anijet e...

NATO/ Spanja prish planet e Trump, del kundër 5% të shpenzimeve ushtarake

REUTERS, MADRID/ Spanja ka kërkuar të mos marrë pjesë në planin e NATO-s për të rritur shpenzimet e mbrojtjes të anëtarëve në 5% të...

Lajme të tjera

Web TV