Nuk ishte viti i Mariah Carey dhe Bryan Tanaka, çifti i jep fund lidhjes disavjeçare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mariah Carey dhe i dashuri i saj Bryan Tanaka, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre 7-vjeçare tha një burim për “Page Six”.

Diferenca e moshës prej 14 vitesh ka luajtur një rol për 40 vjeçarin Bryan duke dashur fëmijë nga Carey, 54 vjeç.

“Ai dëshiron të fillojë jetën e tij, do të ketë fëmijë” tha një burim tjetër për ndarjen.

Kujtojmë që Mariah nga martesa me me ish-bashkëshortin Nick Cannon, ndan binjakët Moroccan dhe Monroe, ndërsa Tanaka nga ana tjetër nuk ka fëmijë.

Njohja mes tyre ka nisur në vitin 2006 kur Bryan filloi të punonte si kërcimtar me Carey dhe më pas filluan të takoheshin së bashku.

Mariah Carey, Bryan Tanaka

Këngëtarja nxiti më tej spekulimet se marrëdhënia e tyre kishte përfunduar kur ajo u shpreh për “People” në fillim të këtij muaji se kishte kaluar një vit të vështirë.

“E kam pritur me padurim këtë Krishtlindje, por ky nuk ishte viti më i mirë që kam kaluar” tha këngëtarja e “Obsessed”.

Fituesja e “Grammy” dhe Tanaka u panë për herë të fundit së bashku gjatë ditëlindjes së saj në mars.

Dyshimet për ndarje u shtuan më shumë kur Carey shkoi e vetme me pushime dimërore.

“Page Six Style” raportoi të mërkurën se Carey u pa vetëm në “Aspen”e veshur me një xhaketë të bardhë Prada dhe një fund të shkurtër me geta të bardha shoqëruar me një çizme Giuseppe Zanotti (1795 dollarë)./O.S

Të fundit

Rudina Hajdari: Berisha është e shkuara, duhet të dorëhiqet

Rudina Hajdari është një ndër zërat e parë mes demokratëve që kërkon haptazi dorëheqjen e Sali Berishës nga drejtimi...

Zvicër, skiatorët gjenden të pajetë në mal, detajet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Zvicër, ku pesë skiatorë kanë humbur jetën. Shërbimet e urgjencës ishin "alarmuar" një ditë më...

Incidenti në Mitrovicë, kreu i Policisë: Në qafën e serbit ishte vendosur bojë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në një konferencë për media pas incidentit të ndodhur në veri të vendit, ku njësitë...

Në Shqipëri nuk ka as tren bullgar, as tren kinez

Nga ARTUR AJAZI PD-ja futi një term aspak të kuptimshëm këto zgjedhje. Nuk e shpalosi gjatë fushatës, por e përdori ditën e votimit, dhe veçanarisht...

U arrestuan teksa drekonin, gjykata lë në burg Xhevdet Plakun dhe 5 të tjerë

Ka përfunduar seanca për vlerësimin e masave te sigurisë për 7 personat e arrestuar në kuadër të operacionit policor "Emigma", zhvilluar të enjten e...

Lajme të tjera

Web TV