Ushtronin prostitucion të maskuar si qendër masazhi, ndalohen tre persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një rast prostitucioni është zbuluar në një qendër masazhesh në kryeqytet.

Dy persona janë vënë në pranga dhe një tjetër është vënë nën hetim, raporton gazetarja Dorjana Bezat.

Në kryeqytet e jo vetëm, nën kamuflimin si qendra masazhi, ushtrohet prostitucion. Vajzat hiqen si masazhatore, por që ofrojnë seks kundrejt pagesës. Në punë, pronarët e të ashtuquajturave qendra masazhi marrin edhe minorene, duke i shfrytëzuar për kënaqësitë e klientëve.

Gjithçka kryhet pa asnjë pengesë nga shteti, madje këta të fundit me anë të pagesave nën dorë sigurojnë vijueshmërinë e këtij lloj prostitucioni.

Emisioni investigativ “Fiks Fare” ka raportuar shpesh për rastet ku qendrat e masazheve janë fole prostitucioni.

Madje, një ish-punonjëse seksi në këto qendra masazhi rrëfeu në një intervistë atë që ndodh brenda mureve të këtyre qendrave, mënyrën e rekrutimit, pagesat, shitje dhe konsumim të lëndëve narkotike, por mbi të gjitha bashkëpunimin e pronarëve të këtyre qendrave me drejtues të policisë së Shtetit./O.S

Të fundit

Presidenti Begaj takon komunitetin shqiptar në Poloni! Në fokus rëndësia e bashkëpunimit

Presidenti Bajram Begaj, shfrytëzoi vizitën e tij në Poloni në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e Iniciativës së Tri Deteve...

‘Zëvendëson’ edhe parashikimin e motit/ Ja profesionet që rrezikohen nga ‘AI’

I ftuar në “Live From Tirana” me Ksenja Shoshaj ka qenë eksperti i IT, Tomi Kallanxhi. Ai ka folur më shumë mbi inteligjencën artificiale,...

6 mln $ për heqjen e non gradës/ Krymadhi: Bravo u qoftë, s’më duket shifër e ekzagjeruar

Deputetja Monika Kryemadhi ka komentuar kontratën e lobimit të PD-s prej 6 mln dollarësh në SHBA, me qëllim heqjen e non grata-s së Sali...

Problematikat me shpërndarjen e fletëve të votimit në Greqi/ Punohet me orare të zgjatura

Ambasada shqiptare në Greqi ka njoftuar se pikat e kompanisë postare DHL në Athinë dhe Pire do të funksionojnë me orar të zgjatur. Ky njoftim vjen...

“E futën me forcë në makinë”/ Zbulohen detaje nga pengmarrja në Tiranë

Janë zbuluar detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në Tiranë, ku një 68-vjeçar u mor peng. Sipas policisë,...

Lajme të tjera

Web TV