Shqiptarja sfidon 84 konkurentet në “Miss Earth” rrëmben kurorën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

18-vjeçarja mposhti 84 konkurrentë të tjerë në garën e vështirë, mediat e huaja vlerësojnë performancën e saj

Për herë të parë një shqiptare rrëmben kurorën e bukurisë ‘Miss Earth’ 2023. Në momentin që emri i Drita Zirit u shpall fituese, ajo mbuloi fytyrën e emocionuar. Kurora ju dorëzua bukuroshes shqiptare nga koreanja Mina Sue Choi e Koresë së Jugut, e cila mbante titullin e lakmuar në fuqi.

Bukuroshja shqiptare mposhti 84 konkurrente të tjera që konkurruan për titullin ‘Miss Earth’, një nga katër konkurset kryesore ndërkombëtare në botë së bashku me Miss Universe, Miss World dhe Miss International.

Si ambasadore e re e Miss Earth me seli në Filipine, ajo do të përfaqësojë organizatën, e cila ka si fokus kryesor mbrojtjen e mjedisit. 18-vjeçarja nga Fushë-Kruja pritet gjithashtu të përdorë platformën e saj për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të ndikuar tek të tjerët për të ndihmuar në shpëtimin e planetit.

Mbretëresha e re, e cila është 1.73 metra e gjatë, aktualisht është studente e Menaxhim-Turizmit dhe prezantuese televizive. Mediat e huaja vlerësuan perfomancën e saj gjatë konkursit tre-javor që u zhvillua në Vietnam. Ajo u tregua inteligjente dhe më përgjigjen e pyetjeve në anglisht për prezantuesit e konkursit.

Drita Ziri nuk është një emër i panjohur për publikun shqiptar pasi në vitin 2022 ajo u shpall fituese e “Miss Shqipëria 2022”, një event i realizuar në detaje dhe i transmetuar ne Tv Klan Plus.

/O.S

Të fundit

Berisha: Rama tallet! Zjarrfikësit duan mjete dhe jo lëvdata boshe

Sali Berisha përmes një postimi në rrjete sociale ka reaguar në lidhje me dekoratat që Kryeministri Edi Rama i...

Pse Milani e refuzoi? Boniface më në fund tregon “sekretin”

Viktor Boniface ka thyer heshtjen dhe për herë të parë ka zgjedhur të flasë hapur për transferimin e tij të dështuar te Milani. Sulmuesi...

Erion Braçe ngre alarmin: Shqiptarët po mashtrohen

Ndryshe nga 3 dekada më parë, në vitin e mbrapsht 1997... sot shqiptarët po mashtrohen nga “firmat piramidale në internet”. Ato që joshin për...

Zelensky nuk sheh “tryezë” me Putin

Çdo takim midis presidentëve rusë dhe ukrainas duhet të jetë “i përgatitur mire”. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e theksoi këtë, duke nënkuptuar se...

Tensione diplomatike, Kopenhageni akuzon Trumpin për “operacione sekrete”

Ministria e Jashtme daneze ka thirrur të ngarkuarin me punë të SHBA-së, diplomatin më të lartë në ambasadën amerikane në Kopenhagen, pasi një raportim...

Lajme të tjera

Web TV