Amnistia/ Rrumbullaku letër ministrit të Drejtësisë: T’u merren mostrat e ADN-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjithë të dënuarve që do të përfitojnë nga amnistia do t’iu merret një kampion biologjik, me qëllim ndërtimin e një profili gjenetik ADN-je. Sipas gazetares Klodiana Lala, kështu thuhet në një shkresë që mban firmën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Me shkresën me numër 10359/ 2 protokoll datë 24 nëntor 2023, drejtuar Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Rrumbullaku kërkon bashkëpunimin e këtyre institucioneve me qëllim marrjen e kampionëve për çdo të dënuar apo të paraburgosur që përfiton nga amnistia, përpara se këta të fundit të lenë qelitë.

Duke qenë se nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, është duke u planifikuar një skemë amnistie, është i nevojshëm bashkëpunimi për marrjen e mostrave të AND-së të të burgosurve që do të përfitojnë nga kjo amnisti në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit”, thuhet ne kërkese e kreut të Policisë së Shtetit. Drejtuesi madhor i policisë shpreh gatishmërinë për të siguruar grupe ekspertësh dhe tamponë për të bërë të mundur realizimin e këtij procesi.

 

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pritet t’ua përcjellë këtë shkresë institucioneve të vuajtjes së dënimit në të gjithë vendin, me qëllim që procesi të përfundojë përpara se të nisë zbatimi i amnistisë nga e cila parashikohet te përfitojnë 600 te dënuar apo paraburgosur.

Profili i AND-së është provë shkencore e pakundërshtueshme fajësie për persona që kryejnë një vepër penale dhe mund të lënë një gjurmë biologjike në vendin e ngjarjes. Posedimi i një database të AND-së në kartotekën e policisë së shtetit ndihmon këtë të fundit të krahasoje profilet gjenetike dhe mbi bazën e tyre identifikimin e autorëve të dyshuara të veprave të rënda penale.

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV