Shitësja e luleve rrëfen ekzekutimin e bankierit Artan Santo: E qëlluan pranë meje…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Valbona, e cila për 20 vite ka shitur në rrugët e Bllokut në Tiranë, trëndafilat e mbjella në kopshtin e saj, rrëfen ngjarjen që tronditi Shqipërinë në vitin 2014.

Ajo tregon se Artan Santo, drejtori i një banke në atë kohë, i cili u vra teksa shkonte në punë, ishte një prej klientëve të rregullt të saj.

Valbona e vlerëson Santon si të sjellshëm dhe shumë të edukuar, dhe nuk harron traumën që përjetoi, pasi vrasja ndodhi shumë pranë vendit ku shiste trëndafilat.

“Më shumë përshtypje më ka lënë Artan Santo, ishte njeri i kulturuar me edukatë. Blinte lule, sidomos të shtunave që ishte dhe me familjen, merrnin lulet e freskëta dhe i kanë blerë gjithmonë tek unë. Nuk e dija që ishte drejtor banke.

Pastaj kur e kam parë në televizor kush ishte, thashë ky njeri kaq i madh blinte lule në rrugë dhe ishte kaq i sjellshëm. Fliste sikur ishte rritur në katund me ne, ishte me shumë kulturë dhe i respektueshëm. As dhuratë nuk pranonte t’i jepje, gjithmonë të jepte paratë.

Kisha dalë si përditë aty dhe dëgjova të shtënën, i thashë burrit që ndodhi një vrasje. Ai ishte në kafe pak më lart. Nuk e dinim kush ishte vrarë. Ishin tronditur dhe fëmijët se të gjithë gazetarët dhe kamerat kishin kapur mua dhe kisha dalë në çdo stacion televizv. Erdhi policia bllokoi zonën dhe unë ngela aty deri në fund. Mbeta aty me kovat me lule pasi më thanë të mos lëvizja dhe t’i prekja lulet.

Jam prekur kur erdhi djali i tij dhe pa vendin. Shumë ditë më vonë pësova si ankth më dukej sikur do ndodhte prapë. Qytetarët e Tiranës merrnin lule për atë dhe i vendosnin te vendi ku u vra, aty e kuptova kush ishte ky njeri. Dhe kjo punë zgjati një vit”, tha ajo./e.t

Të fundit

Rritet vjetërsia në punë për burrat/ Ndryshon mosha e daljes në pension

Me nisjen e vitit 2025 ndryshon mosha e daljes në pension për gratë si dhe vitet e vjetërsisë në...

Meloni për ‘Corriere’: Marrëveshja me Shqipërinë, model për BE! Unë dhe Elon Musk…

Ajo u duk “e brishtë”, por e vendosur për të sfiduar pritshmëritë. Më 22 tetor 2022, Giorgia Meloni kërkoi votëbesimin për qeverinë e saj...

Unaza e Madhe e Tiranës, çliron trafikun dhe shkurton distancat në kryeqytet

Prej pak ditësh Unaza e Madhe e Tiranës është e gjitha e aksesueshme për qarkullim, pas përfundimit të punimeve në pjesën veriore të saj....

Ku janë dashnore(ë)t e SPAK/ GjKKO?!

Nga Artan Hoxha Drejtësia e Rilindur, maja e saj, SPAK/GjKKO, u morën me Erjon Veliajn në ditët e fundit 2024 dhe me Sali Berishën fill...

Gjykata nuk u ndikua ‘as nga Trumpi’ dhe as nga ‘tre rezolutat’

Nga Mero Baze Në muajin nëntor, kur Gjykata e Shkallës së Parë vendosi heqjen e masës së sigurisë për Sali Berishën, nuk pati komente juridike...

Lajme të tjera

Web TV