Kryeministri Rama në një intervsitë për ‘Ora News’ ka sqaruar çështjen e riatdhesimit të shqiptarëve.
Pjesë nga intervista:
Pyetje: Ka një nismë për riatdhesimin e të gjithë shtetasve të bllokuar në vende të ndryshme të BE-së. Ka një shqetësim me të kthyerit pse nuk po izolohen nga familjet e tyre.
Edi Rama: “Të bëjmë një korrektim. Nuk ka nismë për riatdhesimin e të gjithë shqiptarëve të bllokuar sepse një nismë e tillë nuk ka ekzistuar kurrë. Ka pasur një nismë për të riatdhesuar një numër shqiptarësh që janë konstatuar si njerëzit në pikën më të madhe të hallit dhe janë kthyer në Shqipëri. Për ta sqaruar. Të gjithë ata që na ndjekin duhet ta dinë. Mos merrni në telefon konsullatat ambasadat për të kërkuar të riatdhesohen sepse nuk ka. Kufijtë janë të mbyllur dhe secili duhet të qëndrojë aty ku është dhe secili të bëjë rezistencën e vet atje. Të mbrojë veten dhe të tjerët deri në fund të luftës që nuk e sollëm ne por ka futur të gjithë botën në shtëpi do të qëndrojmë kështu.”