VIDEO/ Zjarr i madh në inceneratorin e mbetjeve në Romë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një zjarr i madh ka përfshirë fabrikën e mbetjeve në Malagrotta në Romë. 40 ekipe dhe 13 zjarrfikëse si dhe policia dhe karabinierët kanë shkuar në vendngjarje për të shuar zjarrin në uzinën Tmb1.

Zona është rrethuar dhe është bërë e sigurt. Kryetari i bashkisë së Romës Roberto Gualtieri qëndroi në kontakt të vazhdueshëm me prefektin e Romës dhe komandantin e zjarrfikësve për përditësime.

“Një zjarr i madh shpërtheu në impiantin e trajtimit të mbetjeve në Malagrotta”, shkruan kryetari i bashkisë së Romës Roberto Gualtieri në një postim në Facebook .

“Ekipet e zjarrfikësve ndërhynë menjëherë në vendngjarje, së bashku me vullnetarët e Mbrojtjes Civile, të cilët po punojnë për ta bërë vendin të sigurt.”

“Unë fola me prokurorin e Romës Lo Voi, i cili më siguroi për angazhimin e tij maksimal për të hedhur dritë mbi një tjetër episod shqetësues: nëse do të ishim në prani të një akti keqdashës, do të ishte një ngjarje e një graviteti të paprecedentë. Kjo është gjithashtu arsyeja pse unë i kërkoi Prefektit të forcojë kontrollin e impianteve Ponte Malnome, Rocca Cencia dhe Via dei Romagnoli, tre impiantet ku aktualisht janë aktive transferimet apo trajtimi i mbetjeve.”

”Ky episod i fundit, shumë serioz forcon më tej vendosmërinë tonë për të pajisur përfundimisht Romën me sisteme moderne, efikase dhe të qëndrueshme për trajtimin e mbetjeve duke filluar nga impianti i mbetjeve në energji. Dëshiroj shumë të falënderoj gratë dhe burrat e Brigadës së Zjarrfikësve dhe të gjithë vullnetarët e Mbrojtjes Civile që po punojnë pa u lodhur në mbrëmjen e Krishtlindjeve për të shuar flakët dhe për të kufizuar shqetësimin për banorët e zonës”, përfundon Gualtieri.

Ky është impianti i dytë për nga rëndësia për trajtimin e mbetjeve të Romës, ku dërgohen afërsisht 650 ton mbetje çdo ditë për një total prej 200 mijë tonësh në vit. Sigurisht, kjo është një ngjarje jo pa pasoja në zhvillimin e rregullt të aktiviteteve të menaxhimit të mbetjeve, në një periudhë në të cilën rritet prodhimi.

Lexo edhe :  “Duan t’i zhdukin shqiptarët nga këtu! Nuk pranohet asnjë polic shqiptar”

“Mos i hapni dritaret”, rekomandimi i Mbrojtjes Civile

Mbrojtja Civile rekomandon, “si masë paraprake, që popullata e pranishme në një rreze prej një kilometër nga zona e zjarrit të mos qëndrojë pranë zonës së prekur nga zjarri, të mbajë dritaret të mbyllura në rast të tymit të vazhdueshëm dhe me erë të keqe dhe mos përdorë kondicionerë./E.T

Të fundit

Rezoluta e urrejtjes

Donar Dibra  Kur nuk rrëzon dot Ramën, rrëzo demokratët O Sali, pse i urren kaq shumë demokratët, mor burrë? Jo vetëm që...

Stuhi të forta në Gjermani!/ Rrugët kthehen në “lumenj”, ndërpriten linjat e trenave

Stuhitë e forta të shiut goditën perëndimin e Gjermanisë, duke shkaktuar përmbytje të menjëhershme, dëme materiale dhe ndërprerje në transportin publik. Zonat më të prekura...

“4 ditë pa bukë, më rrahën…”/ Boksieri Keta “rrëfen’ si i qëlloi me armë policia greke

Boksieri shqiptar me famë ndërkombëtare, Gjetan Keta, ka treguar në “S’e Luan Topi” për detaje nga jeta e tij personale, vështirësitë që ka kaluar. Ai...

VIDEO/ Përplasje e ashpër mes tifozëve të Interit dhe PSG, kaos në një metro në Mynih

PSG dhe Inter sfidojnë njëra tjetrën në Mynih, në finalen e madhe të Champions. Gjatë githë ditës së sotme, tifozët e të dy skuadrave...

Garë monumentale, Simon Yates fiton ‘Giro d’Italia’! Kurorëzimi nësër në Romë

Simon Yates është fituesi i 'Giro d'italia' për vitin 2025, me garën që tre etapat e para i nisi nga Shqipëria. Etapa e fundit...

Lajme të tjera

Web TV