Nga zyrat e Politeknikut te “Tesla”/ Njihuni me shqiptarin që punon për Elon Musk

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një histori suksesi, e një të riu shqiptar të dalë nga auditoret e Universitetit Politeknik të Tiranës, u shpalos sot në emisionin “Dita Jonë”.

Protagonist është Oltion Prifti, i cili pasi përfundoi studimet e nivelit bachelor në UPT në vitin 2012, arriti që nëpërmjet punës dhe përkushtimit në sektorin e teknologjisë të bëhet shqiptari i parë, që punësohet nga Elon Musk.

Pas një përvoje të mëparshme në Suedi, i riu shqiptar është punësuar si inxhinier automatizimi në zyrat e kompanisë “Tesla” në Berlin.

Ai rrëfeu se aktualisht është angazhuar për prodhimin e baterive të makinave elektrike të gjeneratës së fundit, ku bën pjesë edhe Cybertrack.

“Jam diplomuar në inxhinieri elektronike. Kam dëgjuar për herë të parë për Tesla-n në vitin 2021 kur mbarova Bachelor-in në Universitetin Politeknik në Tiranë. Është një histori e gjatë që nisi kur lëviza për në Suedi. Në Shqipëri unë kam punuar më tepër si web-developer, por preferoja më shumë pjesën inxhinierike. Në vitin 2014 kam aplikuar në shumë kompani, sidomos në Skandinavi dhe në vitin 2015 mora një ofertë pune për në Suedi dhe aty ishte puna e parë ku u fokusova në pjesën inxhinierike të programimit dhe zhvillimit. Në 2019 kisha një projekt me kompaninë suedeze në Kaliforni dhe më bëri përshtypje që mbi 50% që punonin tek ky klienti ishin ish-punonjës të Tesla-s. Aty rashë në kontakt me persona dhe nisa të interesohesha. Në 2021 nisa të bëja disa aplikime te Tesla në Kaliforni, ndërkohë ata më kontaktuan pas 5 muajsh nga Berlini duke qenë se Amerika nuk lejonte futjen e shtetasve të huaj për shkak të COVID-it. Aty filloi. Aktualisht merrem me zhvillim e të gjithë pjesës së prodhimit të celulave të baterisë, që janë komplet teknologjia më e fundit që Tesla është duke prodhuar për gjeneratën e fundit të makinave elektrike.

Lexo edhe :  “Kafshët ishin të lidhura!”/ Flet shqiptari, ikonë e zjarreve në Greqi me delen në krah

E pazakontë! Nga zyrat e Politeknikut te “Tesla”, njihuni me

I pyetur nëse ka arritur të ketë një takim me Elon Musk, Oltioni zbuloi se është përballur me të në zyrat e kompanisë në Berlin, të cilën CEO i Tesla-s dhe platformës X e viziton çdo tre muaj.

“Për të folur jo. Njëherë në çdo tre muaj është. Ai person është si një makinë që nuk pushon për të punuar. Ai mund të marri vetëm një ditë pushim në vit dhe e ke në çdo kompani që menaxhon”.”/E.T

Të fundit

Myslim Murrizi tallet me PD: Le ta qerasin edhe Agron Shehajn me 5 deputetë

SHKRUAN MYSLIM MURRIZI Kjo “qerasja” me deputet nga PD tek partit qe nuk kane vota as per nje mandat, po...

Detajet dalin në dritë, si po fortifikohet kufiri i BE me Rusinë

Lituania ka njoftuar planin e saj për një vijë mbrojtëse prej 48 kilometrash përgjatë kufijve me Rusinë dhe Bjellorusinë, e cila përfshin fusha minash...

Lavrov: Nuk ka siguri evropiane pa Rusinë

Siguria kolektive në Evropë nuk mund të zgjidhet pa pjesëmarrjen e Rusisë, pasi Moska do të mbrojë “me vendosmëri” interesat e saj, tha të...

Legjenda e Rusisë lavdëron Mirlind Dakun, çfarë super deklarate!

Legjenda e futbollit rus, Andrey Arshavin, ka vlerësuar lart paraqitjet e Mirlind Dakut në Premier Ligën ruse, duke e cilësuar atë si një nga...

Mrekullia në Vlorë, mjekët i rikthejnë shikimin pacientit që e kishte humbur plotësisht

Mjekët okulistë të spitalit rajonal të Vlorës kanë kryer me sukses një ndërhyrje të rrallë dhe tepër të vështirë, duke i rikthyer shikimin një...

Lajme të tjera

Web TV