Covid-19/ Rama publikon shifrat zyrtare, ja çfarë ndodhi në mars të 2020-ës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka thënë sot se pavarësisht situatës së jashtëzakonshme, gjatë muajit mars të vitit 2020 ka 18% më shumë eksporte të prodhimeve bujqësore krahasur me marsin 2019.

Përmes një postimi në ”Facebook” Rama thekson se askush nuk e parashikon dot se sa do të zgjasë lufta, ndërsa shkruan se: “Deri tani, falë punës së admirueshme në fshat, ku edhe rreziku është i ulët dhe lejeve të punës për zinxhirin e aktivitetit prodhues, grumbullues e shpërndarës, konstatojmë me gëzim se qëndrueshmërinë e sektorit në tërësi – ndonëse ka një çekuilibrim të tregut për disa produkte të caktuara që mbetet një problem i krijuar nga lufta”.

Postimi i Edi Ramës:

? SHIFRA ZYRTARE DHE FAKTE NGA PUNA NË FSHAT

? Edhe pse në një situatë të jashtëzakonshme aktiviteti në sektorin bujqësor vijon, madje sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Doganave, vetëm gjatë muajit mars 2020 kemi 18% më shumë eksporte të prodhimeve bujqësore krahasur me marsin 2019.

? Edhe tre muajt e parë të këtij viti janë me rritje krahasur me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

? Askush nuk e parashikon dot se sa do të zgjasë lufta. Deri tani, falë punës së admirueshme në fshat, ku edhe rreziku është i ulët dhe lejeve të punës për zinxhirin e aktivitetit prodhues, grumbullues e shpërndarës, konstatojmë me gëzim se qëndrueshmërinë e sektorit në tërësi – ndonëse ka një çekuilibrim të tregut për disa produkte të caktuara që mbetet një problem i krijuar nga lufta.

? Fermerët dhe blegtorët do të vijojnë punën normalisht, duke iu përshtatur me vetëdije e këmbëngulje, masat individuale mbrojtëse ndaj armikut.

Të fundit

Çfarë nuk duhet të lini nëmakinë në ditët e nxehta?

Dielli dhe nxehtësia ndikojnë keq në disa gjëra që i përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në...

11 gusht 2003 – NATO merr komandën e misionit ISAF në Afganistan

Më 11 gusht 2003, NATO mori zyrtarisht komandën e Forcës Ndërkombëtare të Ndihmës për Sigurinë (ISAF) në Afganistan, duke shënuar kështu operacionin e saj...

Projektligji për shoqëritë tregtare: Nuk lejohen administratorët e dënuar jashtë vendit

Qeveria ka nxjerrë për konsultim një projketligj për Shoqëritë tregtare, ndryshimet e të cilit prekin disa boshllëqe që kanë ekzistuar në legjislacionin aktual, duke...

Fansja kishte marrë me vete edhe fëmijën, Maluma ndërpret koncertin dhe e kritikon

Maluma shkoi deri aty sa ndërpreu koncertin e tij në Meksikë, pasi pa një nëne që mbante fëmijën e saj 1-vjeçar në krahë pa...

Shqipëria, Kosova dhe Kroacia planifikojnë blerje të përbashkëta të armëve amerikane

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia po punojnë për ta konkretizuar në praktikë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes për të cilin u dakorduan në letër para...

Lajme të tjera

Web TV