6 ton drogë e 55 milion euro pasuri, merr fund saga SPAK-GJKKO për Duçellarin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SPAK ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin dhe burgosjen e shqiptarit Iliarjan Duçellari (Zaimi) i cili u kap në kuadër të dy operacioneve të mëdha në bashkëunim me autoritetet italiane dhe Eurojust. Sipas SPAK, Apeli i GJKKO-së ka dhënë fjalën e fundit mbi fatin e tij duke e dënuar me gjithsej 12 vite e 8 muaj burg. Po ashtu, është vendosur edhe sekuestrimi i pasurisë.

Fillimisht, GJKKO vendosi ta shpallë të pafajshëm Duçellarin, por pas apelimit nga SPAK është marrë vendimi i fundit duke e kyçur shqiptarin në qeli.

Të dënuarit

Në përfundim të hetimeve paraprake janë dërguar për gjykim të pandehurit Robert Myftari, Julian Bejdollari, Aurel Kalari, Rexhino Muçaj, Piro (Kleo) Bregu, Ilirian Duçellari (alias Ilirian Zaimi), Orhan Duçellari, Alban Koshi, Elton Hamza dhe Mariglen Shusha, të cilët kanë kryer aktivitetin kriminal të trafikimit të narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Në përfundim të gjykimit Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.13, datë 09.02.2023, ka deklaruar fajtorë të pandehurit e mësipërm sipas akuzave përkatëse si dhe ka i dënuar ata me burgim.

Çfarë u sekuestrua

Nga operacioni janë sekuestruar rreth 6 ton lëndë narkotike të tipit marijuanë, kokainë e hashish, duke ju hequr organizatave kriminale të ardhura të vlerësuara në mbi 55 milion euro, për një sasi totale prej rreth 14 milion dozash njëshe që dalin nga shpërndarja me pakicë.

Në kuadër të këtij hetimi janë sekuestruar me qëllim konfiskimin e tyre, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, subjekte tregtare, ambiente biznesi, në një vlerë prej 10 (dhjetë) milion euro./E.T

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV