Si të reagoni nëse merrni një dhuratë të ‘tmerrshme’ për festa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

U çuditët pasi morët dhuratën për festat e fundvitit nga një pjesëtar i familjes apo mik? Nëse jeni zhgënjyer mjaftueshëm, kjo nuk do të thotë që reagimi juaj të jetë në të njëjtat tone, kjo për të mos lënduar ndjenjat e personit që ju vlerësoi përmes një dhurate.

Si duhet të reagoni sipas ekspertëve të etikës, nëse jeni i/e zhgënjyer nga dhurata që keni marrë?

Së pari, jini të sinqertë. Nëse dikush ju ka dhënë një pajisje kuzhine, që ju e dini që nuk do ta përdorni kurrë ose një veshje që thjesht nuk ju përshtatet, mund të pyesni me mirësjellje nëse ka ndonjë mundësi ndërrimi në dyqan.

Nëse është një këmishë që nuk ju shkon, ju mund të thoni, “Oh, kjo është shumë e bukur. Por, nuk e di nëse do e kishit problem që ta ndërroja me masën e duhur?”.

Nëse jeni adhurues i kafesë, por keni marrë dhuratë një kuti me bustina çaji, dhurimi mund të jetë gjëja e duhur për t’u bërë. Nëse vendosni të ricikloni dhuratën, ju mund t’ia dorëzoni dikujt jashtë grupit të miqve të personit që e ka bërë dhuratën origjinale. Në këtë mënyrë, ai/ajo nuk do të lëndohet.

Në fund të fundit, nuk është dhurata ajo që ka rëndësi, por qëllimi që qëndron pas saj.
Ju duhet t’i falënderoni ata për gjestin dhe jo për dhuratën. Kjo e fundit është dytësore.

Mendimi, përpjekja dhe dashuria janë ato që kanë rëndësi./E.Ç

Të fundit

Ekspertët e sigurisë paralajmerojnë: NATO nuk eshtë gati për nje luftë

NATO nuk është gati për një luftë brutale në Arktik me Vladimir Putin, kanë paralajmëruar analistët. Pavarësisht stërvitjeve masive të...

Meloni me ‘mision sekret’ në SHBA: Do të takojë Trump, por nuk dihet pse

Mision sekret për Giorgia Melonin në SHBA. Kryeministrja italiane u nis drejt Shteteve të Bashkuara për të takuar presidentin e zgjedhur Donald Trump. Një takim...

SHBA, funerali shtetëror gjashtëditor i ish-presidentit Jimmy Carter

Gjashtë ditët e funeralit për ish-Presidentin Jimmy Carter filluan të shtunën në Xhorxhia. Jimmy Carter vdiq më 29 dhjetor në moshën 100-vjeçare. Ceremonitë e transmetuara drejtpërdrejt...

“Në fillim jam trembur…”, Eno Popi tregon raportin e veçantë me të bijën

Prej vitesh, Eno Popi jeton mes Kanadasë dhe Shqipërisë. Bashkëshortja dhe e bija 6-vjeçare jetojnë atje, ndërsa Eno, për shkak të punës së tij,...

Përfshihen nga flakët dy banesa në Pogradec

Dy banesa janë përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 4 në Pogradec. Dy banesat janë përfshirë nga zjarri pasi mësohet se...

Lajme të tjera

Web TV