test

Si t’i japësh fund marrëdhënies me një mik/e, pa bërë drama

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse po mendon t’i japësh fund marrëdhnies me një mik/e që nuk të do sinqerisht dhe është një person toksik në jetën tënde, vendos një taktikë dhe ndiqe me përpikmëri. Mund ta lësh miqësinë të zbehet derisa të marrë fund vetë, ose mund t’i japësh ti fund, njësoj si të ndahesh nga partneri.

Nëse e ke vendosur që do vësh rregulla të reja, mund të jesh një person specifik ose jo, varet nga dëshira dhe energjia jote. Mund të mos i kthesh mesazhet si gjithnjë, apo të dalësh sa më pak. Jeta jote do të ndryshojë dhe nëse miku/ja në fjalë do të përshtatet me këtë, është në dorën e tij/saj.

Ndërsa zbehja graduale është e përshtatshme për dy miq që duan të ndahen nga njëri-tjetri, sepse të dy po ecin në drejtime të ndryshme në jetët e tyre. Njëri shkruan më pak, pranon më pak për të dalë, po ashtu dhe tjetri. Rezultati është pa dhimbje.

Ndarja formale është pak më e komplikuar. Planifikoje ç’ke për t’i thënë më herët, që të mos bësh një bisedë impulsive dhe të mos lëndoheni.

Gjatë bisedës, kur të shpjegosh arsyet e “ndarjes”, përdor shpesh fjalën “unë”. Për shembull: “Unë kam ndryshuar” dhe “unë nuk kam më vullnetin ta mirëmbaj këtë shoqëri”. Nuk është ide e mirë të sulmosh mikun dhe t’ia përplasësh në fytyrë gjithë gjërat negative që mendon për të dhe gjestet që të kanë çuar në marrjen e këtij vendimi ekstrem.

Thjesht tregohu i/e sjellshëm/me dhe empatik/e, ashtu si do të doje të sillej miku me ty. Fundja, keni ndarë momente të bukura, të rëndësishme e të dhimbshme bashkë. Nuk ia vlen t’i hedhësh poshtë me ca fjalë të hidhura./E.Ç

Të fundit

Lajmi i fundit/ Ndërron jetë turistja në Lezhë, dyshohet se…

Rreth orës 15:30, në Ishull Lezhë, shtetasi italian P. G.,66 vjeç, banues në Milano, në momentin që është futur...

Djali i Vuçiç ‘tërhiqet zvarrë’ nga truprojat teksa përpiqet të bashkohet me huliganët

Djali i Presidentit të Serbisë dyshohet se u përpoq të bashkohej në një përleshje të huliganëve serbë me tifozët anglezë përpara ndeshjes së mbrëmshme,...

“Opozita me dy fytyra përballë drejtësisë”/ Veliaj: PS e vetmja forcë që di të bëjë shtet

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj tha se opozita di të komunikojë vetëm me gjuhën e dhunës. Nga Njësia 7,...

Ndryshime në qeveri, ja kush janë ministrat e mbrojtjes që do të shkarkohen (Emrat)

Presidenti rus Vladimir Putin thuhet se ka shkarkuar katër zëvendësministra të mbrojtjes. Sipas dekreteve të Kremlinit, Nikolay Pankov, Ruslan Tsalikov, Tatyana Shevtsova dhe Pavel Popov...

Aksidentet në bregdet, policët kufitarë të Vlorës dalin në patrullim me ‘jet ski’

Policia Kufitare e Vlorës ka nisur monitorimin e vijës bregdetare edhe me jet ski. Bëhet me dije se 18 jet ski (motorë uji) janë...

Lajme të tjera

Web TV