“Në mëngjes thirret djali, në drekë babai”/ Shkëlzen Berisha ‘rebelohet’ para GJKKO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkëlzen Berisha deklaroi se nuk ka asnjë lidhje me çështjen e Gërdecit. Madje ai tha se nuk ka nisur asnjë faks.

“Jua kam thënë dhe para një viti. Takimet kanë qenë në lidhje me natyrën personale, politike dhe lidhje të tjera. Jo për këtë çështje. Deliogjri përveç se ka qenë i përfshirë në këtë çështje, ka qenë sipërmarrës. E kam njohur si sipërmarrës. Qartësia nga unë ka qenë që në fillim. Ky faks nuk është nisur nga adresa ime dhe as nuk kam bërë asnjë gjë të tillë. Bumçin dhe Mediun i kam pasur miq dhe para se të ishin në këtë post, dhe tani. Jam thirrur para 1 viti dhe për këtë çështje. Kam diskutuar për një çështje tjetër. I kam takuar para se të mbanin funksione të tilla dhe pasi i kishin dhe sot. Bisedat janë si ato që bëhen me miqtë, siç bëni dhe ju.”, tha ai.

Pyetje: A është hetuar gërdeci siç duhej?
Shkelzen Berisha: Tragjedia nëse është hetuar siç duhej, s’jam as gjyqtar dhe as prokuror. Por politizimi i kësaj çështje nuk e ka ndihmuar të vërtetën dhe hetimin. 71 dëshmitarë janë thirrur. Ata ndahen në 3 kategori. Asnjë nga ata aty nuk kanë lidhje me akuzën. Nuk kam asnjë lloj informacioni që mund t’i shërbejë akuzës. Unë e konsideroj teatër politik. Në mëngjes niset djali dhe në drekë gjykohet babai. Nuk e di se kush e ka shkuar faksin. S’kam nisur asnjë.

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV