​Revista norvegjeze: Shqipëria, destinacioni i pushimeve verore 2024

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tradicionalisht, një numër jashtëzakonisht i madh i rezervimeve verore vijnë gjatë Krishtlindjeve dhe javëve të para pas Vitit të Ri, shkruan në një artikull revista norvegjeze “NTB Kommunikasjon”.

“Është ende herët për të parashikuar verën e vitit 2024, por ne ju sugjerojmë disa tendenca te reja”, tha shefja e Unionit Ndërkombëtar të Turizmit “TUI Norway”, Anne Mørk-Løwengreen.

“Një numër më i madh norvegjezësh po planifikojnë të kalojnë pushimet e tyre verore në ishujt piktoresk grekë këtë vit”, tha Mørk-Løwengreen.

“Popullariteti i udhëtimeve “charter” në vendet e Mesdheut mbetet i lartë”, tha ajo.

“Kur bëhet fjalë për turne dinamike të paketave me fluturime të planifikuara që ofrojnë më shumë fleksibilitet për sa i përket nisjeve dhe kohëzgjatjes së udhëtimeve, ka një rritje të rezervimeve krahasuar me vitin e kaluar”, tha Mørk-Løwengreen.

Shqipëria është një destinacion i ri emocionues, e renditur në vendin e katërt.

Kjo ndoshta për shkak se Shqipëria është një vend ku monedha vendase është e favorshme në krahasim me koronën norvegjeze.

Gjatë verës së këtij viti, pati një rritje të interesit për të vizituar Shqipërinë, dhe tani ajo është në vendin e katërt për nga popullariteti, si destinacioni i pushimeve verore 2024. Kështu që është kënaqësi ta shohësh.

“Ka një rritje mjaft të madhe të rezervimeve përkatësisht, në qershor dhe gusht”, shtoi Mørk-Løwengreen.

“Ka më shumë turistë që janë të interesuar për pushime në periudhën jashtë sezonit, pra koha para dhe pas festave”, tha ajo.

“Kjo mund të nënkuptojë se një numër më i lartë vizitorësh zgjedhin të bëjnë pushimet e tyre në një kohë kur nuk është aq vapë sa në korrik”, tha Mork-Lowengreen, transmeton ATSh.

Lexo edhe :  Prishja e agjërimit me hurma, pse myslimanët ndjekin këtë traditë

“Për të pasur një kontroll të mirë të buxhetit, turistët preferojnë destinacione të lira, ku të gjitha ushqimet dhe pijet apo qëndrimi në hotele të kenë një kosto të përballueshme”, tha menaxherja e “TUI Norway”, Anne Mork-Lowengreen./O.S

Të fundit

‘Denonco krimin zgjedhor’! SPAK hap faqen online për 11 Majin: Zyrtarët dhe…

Prokuroria e Posaçme hap në faqen e saj zyrtare online (link), ku mund të denoncohen të gjitha krimet elektorale...

“Mbyllja e Tik Tok censurë”, Topalli: Rama në 2021 mbylli dhe kufirin më alibinë e Covid…

Mbyllja e platformës TikToK dy muaj para zgjedhjeve të 11 majit për koordinatoren e PD-së për Diasporën, Jozefina Topalli, tregon frikën e Ramës nga...

“Histerike, ik pir**u!”/ Andi Bushati sherr me Klodiana Lalën, largohet nga studio

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar përgjimi i një anëtari të Gjykatës Kushtetuese nga SPAK dhe ka patur një debat të fortë...

Veliaj: Si penetruan në majën e drejtësisë juristë me 5-a?

Kryebashkiaku Erion Veliaj flet ekskluzivisht për Report Tv nga burgu, aty ku ndodhet prej 25 ditësh. Për herë të parë, Veliaj ‘shfaqet’ në televizion falë...

15 Marsi, dita kur ose duhet të mbyllim TikTok-un, ose SPAK-un

Nga Mero Baze 17 vjet më parë, 15 marsi qëlloi e shtunë, njësoj si këtë vit. Ndërsa njerëzit ende nuk ishin nisur nga Tirana për...

Lajme të tjera

Web TV