Lirohet një tjetër i akuzuar si anëtar i grupit “Bajri”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Nikoleta Kovaçi

Një prej të akuzuarve si anëtar i grupit ‘Bajri’ ka dalë përfundimisht i lirë. Gjykata ka vendosur në favor të tij për t`i hequr edhe arrestin shtëpiak në kohën kur atij i kaën rënë edhe akuzat pasi prokuroria nuk ka mundur të bind gjykatën në lidhje me implikimin që iu bë Klaudio Hoxhalliut. Arrestimi i tij bashkë me Denis Brajoviqin, nga Shkodra u përcollën me shumë zhurmë të madhe nga ana e policisë dhe e prokurorisë.

Por në prillin e një viti më parë gjykata vendosi ta linte në masën arrest shtëpie Hoxhalliun, ndërkohë që në masën e dënimit që u dha për të, i rezultonte thuajse e shlyrë nga qëndrimi në paraburgim dhe në arrest shtëpie. Kështu kohëve të fundit janë të shumtë personat që kanë lënë qelitë e burgut edhe me masa ta mëdha dënimesh, ndërsa ditëve të fundit është prania e virusit vdekjeprurës që ka bërë të mundur të lirohen jo pak persona me dënime të rënda për shkak të epikrizave që paraqesin për sëmundjet e tyre kronike.

Procedura e lirimit që nisi një vit më parë

Krimet e Rënda, që kryen arrestimin e Klaudio Hoxhalliut, në datën 5 mars 2019 shpallën moskompetencë për të hetuarit Klaudio Hoxhalliu dhe Denis Brajoviq. Nga hetimet nuk është arritur të provohet që dy personat të kenë pasur lidhje me veprat penale apo të kenë qenë përfshirë në veprimtari kriminale për të cilën janë dyshuar anëtarët e tjerë të grupit kriminal ‘Bajri’.Në këto rrethana, për shkak të rënies së dyshimit për përfshirjen e Denis Brajoviq dhe Klaudio Hoxhalliu në formën e bashkëpunimit të veçantë me grupin ‘Bajri’, Prokuroria për Krime të Rënda ka kaluar aktet e dosjes për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Tiranës. Kjo e fundit ka çuar për gjykim Hoxhalliun dhe në muajin 19 dhjetor 2019, Hoxhalliu është dënuar me 1 vit e 7 muaj burg.

Lexo edhe :  I zunë vendin e parkimit, i nxjerr inatin duke çarë gomat e 3 makinave

Gjykata ka ndryshuar në datë 24 prill masën e sigurisë për dy nga të prangosurit që u konsideruan si anëtarë të grupit “Bajri”. Sipas policisë, asokohe Hoxhalliut iu gjet një armë dhe një thikë, ndërsa u akuza edhe për ndihmë të autorit të krimit. Klaudio Hoxhalliu u akuza se kishte krijuar kushtet për strehimin dhe lëvizjen për Safet Bajrin. E ndërsa për 10 muaj u la në burg, Klaudio Hoxhalliu insistoi duke kërkuar ndryshimin e masës dhe lirimin nga qelia. Kërkesa u pranuar nga gjyqtari Sokol Tona i cili vendosi të ndryshonte masën duke e dërguar nga qelia në arrest shtëpie.

Gjykata tha se bazuar tek akti i ekspertimit, Klaudio Hoxhalliu nuk rezulton të jetë i përfshirë me grupin ‘Bajri’. Dosja në ngarkim të Klaudio Hoxhalliut dhe Denis Brajoviqit u veçua nga ajo e anëtarëve të tjerë të bandës. Disa muaj më pas u ndryshua masa edhe për Elis Gurin dhe Armir Grimën, ish-trajneri i kombëtares së femrave, të cilët edhe ata u lanë në arrest shtëpi.

Të fundit

Tragjedia e Piter Fekter, një vdekje që tronditi Berlinin

Nga Leonard Veizi Muri i Berlinit ishte një plagë e hapur në zemër të Evropës, një ndarje e përgjakur mes...

Kush ishte Pippo Baudo, prezantuesi ikonik italian

Një nga figurat më të shquara të ekranit italian, Pippo Baudo, është ndarë nga jeta sot në moshën 89-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi...

“Alaska, Putin i vetmi fitimtar”, gazetari: Ka marrëveshje për shkëmbime territoresh

Gazetari Artur Nura thotë se nga takimi në Alaskë midis presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut rus, Vladimir Putin, fitimtar, nga ana gjeopolitike, ishte...

Moti për sot: Vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit

Ditën e diel vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me kthjellime si...

Mediat gjermane: Vuçiç po e çon vendin në luftë civile

Shumë media gjermane kanë raportuar për trazirat në Serbi në ditët e fundit. Pamje nga Novi Sadi dhe Beogradi u transmetuan në programin televiziv të lajmeve kryesore...

Lajme të tjera

Web TV