Franca merr masa të rrepta, 90,000 policë dhe 5000 ushtarë për natën e Vitit të Ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Franca ka rritur masat e sigurisë natën e Vitit të Ri, pasi ndodhet nën ‘një nivel të lartë kërcënimi terrorist’ për shkak të zhvillimeve në Izrael dhe Palestinë.

Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin ka bërë me dije se “Policia franceze do të vendosë 90,000 oficerë policie në natën e Vitit të Ri për një nivel të lartë kërcënimi terrorist”. Po ashtu, 5000 ushtarë do të jenë të dislokuar nga njësia ‘Sentinelle’, e krijuar për t’u marrë me kërcënimet terroriste.

Sipas transmetuesit lokal BFMTV, Darmanin vizitoi departamentin e policisë së Parisit për të inspektuar përgatitjet për të dielën. Ai falënderoi policinë kombëtare për garantimin e sigurisë në ditën e Krishtlindjes dhe tha se Franca është nën një “nivel të lartë kërcënimi terrorist” për shkak të zhvillimeve në Izrael dhe Palestinë.

Unë kam bërë thirrje për një pjesëmarrje jashtëzakonisht të lartë të policisë dhe forcave të sigurisë duke pasur parasysh kontekstin e kërcënimit shumë të lartë terrorist për shkak të asaj që po ndodh në Izrael dhe në Palestinë”- tha Darmanin për mediet.

Policia franceze planifikon të vendosë 90,000 oficerë në mbarë vendin, duke përfshirë 6,000 në Paris, në natën që do të shënojë fundin e 2023 dhe fillimin e 2024. Dhjetëra mijëra zjarrfikës do të jenë gjithashtu të gatshëm të ndërhyjnë në rast emergjence, shtohet në raport. Autoritetet lokale njoftuan gjithashtu masa shtesë për të parandaluar çdo ngjarje fatkeqe të dielën në mbrëmje, duke përfshirë ndalimin e konsumit të alkoolit në vende publike dhe ndalimin e shitjes së karburantit./O.S

Të fundit

U kap me kokainë në makinë, lihet në “arrest shtëpie” vajza e Eli Farës

Gjykata ka lënë nën masënm e sigurisë “arrest me burg” vajzën e këngëtares Eli Fara, Roxhensa kapurani alias Marina...

Rama thirrje për t’iu bashkuar aksionit të pastrimit: Do zhvillohet në 10 parqe

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë mëngjesin e së shtunës një mesazh për qytetarët, duke i ftuar t’i bashkohen aksionit “Male të Pastra”, i cili do të...

ANALIZA/ Pse Donald Trump beson se e meriton çmimin Nobel të paqes

Përpjekjet e Donald Trump për të përfunduar luftën në Ukrainë kanë rikthyer fushatën e tij për të fituar Çmimin Nobel të Paqes. Gjatë një...

BSH: 3,5 miliardë lekë pagesa elektronike në 6-mujorin e parë 2025

Banka e Shqipërisë bën të ditur se përdorimi i pagesave elektronike nga qytetarët dhe bizneset ka shënuar një rritje të vazhdueshme gjatë gjashtëmujorit të...

Gjermania kërkon ushtarë, spiunë dhe infermiere!

Gjermania po plaket dhe ka nevojë për ushtarë dhe spiunë të rinj për të garantuar dhe mbrojtur sigurinë e vendit, si dhe për infermierë...

Lajme të tjera

Web TV